Maska e krimit dhe krimi me maska

redaktor

Është e vështirë të besosh se në politikë mund të ketë ende njerëz të cilët gëzohen kur krimi trondit një pjesë të vendit. Po ashtu, është e vështirë të merret me mend se mund të gjendet një njeri i politikës, i cili, edhe kur ndodhet në opozitë ka guximin të marrë në mbrojtje krimin dhe të fajësojë qeverinë. Të duket sikur e gjithë kjo mund të jetë e vështirë për t’u perceptuar, aq më shumë në një valë të dyfishtë, por e vërteta është e thjeshtë, është krejtësisht e dukshme dhe njëkohësisht mizore: Në Shqipëri ndodh e gjithë kjo krejt haptas, bile me një mburrje dhe gëzim keqdashës, sa është e pamundur të mos besosh se pas gjithë asaj që po ndodh herë pas here, që kur erdhi në pushtet kjo qeveri, nuk qëndrojnë fijet e një politike që sapo iku nga pushteti të lidhur ngushtë me krimin. Madje, jo thjesht si mbështetëse e valës së terrorit, por edhe në fillesat e tij.

Duhet të jesh naiv të besosh se një farmaci e zakonshme, në pronësi të babait të ministrit të punëve të brendshme është goditur për shkak të një biznesi të çfarëdoshëm; është budallallëk të mendosh se shtëpia e një zyrtari të lartë të policisë së shtetit u gjend nën tritolin e natës, sepse ai paska bërë një sherr me komshinjtë, e po ashtu është çmenduri të mendosh se ajo që ishte menduar të plaste në një stacion autobuzi kishte të bënte me një sherr fatorinosh.

Prita se pas deklaratës makabre të shefit të grupit parlamentar të PD-së do të dilte një mendje më e mënçur dhe do të thoshte se e gjitha ishte një lapsus politik, megjithëse për lapsuse të tilla kudo në vendet e së drejtës do të ishe flakur nga politika si një vemje e pështirë. Pas mendjes sherrtare të Palokës, vija politike e opozitës u bë më e qartë me atë që nxitoi të deklaronte ish-shefja e parlamentit, e cila, duke menduar se ishte në kohën e saj, e njësoi krimin me shtetin, me qeverinë dhe nxorri në dritë një qëllim të lakuar që më 24 qershor; zgjedhje të reja. Edhe pak ditë më parë shefi politik i PD-së, Berisha kishte deklaruar se ai e ndjen se zgjedhjet lokale do të ishin të njëkohshme me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, dhe, si përherë, ajo që u përsërit nuk ishte asgjë tjetër veçse çorba e vjetër e vjellur nga gërmazi i tij.

Në njërin nga deklarimet e tij publike në DITA, ish-shefi i truprojës së Berishës, Izet Haxhia dëshmoi edhe për tritolet e vënë kudo pas vitit 1997, si shenjë reprezaljeje e terrori. Ai për më tepër kishte vënë edhe cilësimin e autorit nxitës, shefin e tij. Pak kush është çuditur nga kjo dëshmi e vonë, aq më pak strukturat e drejtësisë, të cilat, si përherë, u shmangën nga detyra, ndërsa institucionet e shtetit, e kaluan këtë dëshmi të jashtëzakonshme me heshtje.

Pas shpërthimeve të fundit kushdo ka të drejtën të bëjë pyetjen e zakonshme: kush qëndron pas tyre, kush është frymëzuesi dhe kush është dorasi; a ka një skenar të destabilimit të vendit dhe kush qëndron pas tij; cilat janë falangat e krimit dhe cila është maska e tyre; përse shqupasit janë kaq entuziastë për këto shpërthime dhe kur është përgatitur deklarata e bërë nga Paloka; para apo pas ngjarjes, dhe në fund të fundit, nga e gjithë kjo që po ndodh kush është ai që përfiton?

Është një ngjashmëri jo e rastësishme me atë që ndodh sot. Fakti është i qartë dhe i dukshëm; sa herë që PD-ja ka qenë në opozitë, aq herë edhe kanë filluar shpërthimet, gjithnjë pas humbjeve ka pasur plan të qartë destabilizimi dhe tentim për grusht shteti. Rënia në opozitë është parë gjithnjë nga një grusht falangistësh pranë shefit, si gjëma më e madhe e tyre vetjake dhe në fakt, që më parë se të krijohen strukturat militante të dobishme, janë krijuar grupimet goditëse të ndërthurura me sistemin policor dhe të drejtësisë në vendin tonë.

Pas zgjedhjeve të para pluraliste Shqipëria u bë sheshi i djegjeve, vjedhjeve, plaçkitjeve, u bë arenë e një turme goditëse, e cila përmbyste gjithçka të gjente përpara dhe që kishin në ballë figura të njohura të PD-së së djeshme. Viti 1991 dhe deri në marsin e vitit 1992 gjendja kishte ardhur deri në shpërthimin e çdo normaliteti si i padëshiruar dhe kështu lindi mendimi se, “le ta marrin pushtetin…”. I gjithë skenari i vitit 1991 dhe më pas ishte krejt i ngjashëm me atë që kishte paraprirë ardhjen në pushtet të Millosheviqit, dhe prania e forcës kishte qenë aq goditëse, sa nuk kishte lënë vend për asnjë çast arsyeje. Jo më kot ky është edhe momenti kur rioshët udbashë, shqipfolës apo jo, gjetën në Shqipëri terrenin më të pasur për të bërë atë që bënë atëherë e që po bëjnë edhe tani, ishte koha kur vetë qënia shqiptar po u dukej njerëzve si një mallkim i përjetshëm,.

Edhe viti 1997 do të kishte pamjen e njëjtë: tritol nëpër shtyllat e tensionit të lartë, ku ishte prijës Azem Hajdari dhe grupimi pranë tij; dinamit ku ishte e mundur të vendosej, luftë bandash, shumë nga të cilat filluan të viheshin nën kontrollin e pëdëistëve dhe të furnizoheshin prej tyre ende pa ikur nga pushteti, për të pasur një fund tragjik: shtatorin e vitit 1998, me grushtin e shtetit që u zhbë nga droja e ndërhyrjes së jashtme. asnjëherë kombi ynë nuk ka qenë më pranë fatalitetit se në atë shtator të zi, kur, nga njër anë kishte filluar ofensive e fuqishme serbe ndaj zonave operative të UÇK-së, ndërsa nga ana tjetr, vendi ku ishin mbështetur ë gjitha shpresat, Shqipëria, mund të kalonte nën pshtetin e filoserbëve.

Kjo që po ndodh tani të duket më e zbehtë se ajo që ka ndodhur atëherë. Për dy arsye të ndryshme: e ndryshme nga viti 1991 kur vetë pushtetarët ishin të gatshëm të lëshonin pushtetin, të cilin vota ua kishte dhënë, por nuk dinin se çfarë të bënin me të; e ndryshme nga viti 1997 kur shteti ishte i shpartalluar qëllimisht, për të mos e marrë më veten.

Tani gjithçka është në një tabllo tjetër. Klani berishist, që nga falangat që ishin deri dje në strukturat e policisë e deri tek piramida financiare e shtetit, provuan të hedhin në erë ekonominë shqiptare, pasi i kishin vënë “tritolin” në çdo skaj të saj. profetuan për skenar grek, ngjashmëri greke, skandal grek, kapitullim grek, mirëpo çdo gjë si duket po zë një vend tjetër, ku nuk është menduar. Shoqërimi i këtij ngazëllimi makabër me tritolin e herë pas hershëm nuk është asgjë tjetër, veçse varianti i ri i vendosjes së shtetit në gjunjë, përceptimi i tij si tribu që mund të copëzohet.

Deklarata e Palokës se, gjithçka ndodhi pas ministri Tahiri është i lidhur me krimin, ishte ngazëllimi i asaj që kishte ndodhur, duke i vënë krimit maskën e tij.Ata, shqupasit, i veshën krimit politik një mveshje mafioze, e bënë atë si një luftë klanesh dhe kapërdisje postesh në skemën e klaneve, e shoshitën si të kishin qenë pas tij dhe, pa asnjë droje se “çfarë ka barku, i nxjerr bardhaku”, e morën në mbrojtje atë.

Në mesin e viteve të pushtetit 8 vjeçar të PD-së, pranë shtëpisë së tij, u vra deputeti socialist Xhindi. Megjithë përbetimin e ish ministrit të brendshëm, sot president i vendit, Nishani, se vrasësi do të kapet së shpejti, asgjë nuk u bë. Megjithëse ishte një vrasje e njohur politike, qeveria e asaj kohe, përmes “zëdhënësve” të saj, edhe në mediat pranë qeverisë, u përpq të përhapë skenarin se gjithçka kishte ndodhur për biznese të dyshimta. Ngjarja u mbyll, dëshmitë u zhdukën, vrasësit iu la rrugë e lirë për të shkuar ku deshti… ishte si një parathënie se zgjedhjet do të ishin të përgjakura.

Në kulmin e pushtetit pëdëist u vra në Vlorë përmes një shpërthimi, gjykatësi Konomi. Vrasja e tij të çonte drejt aferave me pronat në bregdet, ku ishin mpleksur shumë nga njerëzit e afërt të shefit të qeverisë dhe ku kishin interesa të mëdha edhe fëmijët e tij. Gjykatësit që po digjej askush nuk i vajti në ndihmë, asnjë makinë policie nuk lëvizi drejt tij, asnjë ndihmë e shpejtë. Gjithçka ishte e skicuar deri në detaje.

Nuk dua të futem në rastin Trebicka… misteri i asaj vdekjeje nuk është edhe aq i fshehtë… fillesa e “aksidentit” ishte në një përmendje të rastësishme të emrit të djalit kryeministror, emër që u shfaq edhe pas vrasjeve në Gërdec.

Nuk dua të futem as në ngjarjen Santo. Misteri i asaj vrasjeje kryeqytetase mori me vete edhe të fshehta të tjera, të cilat, pak a shumë, kishin të bëjnë me lëvizjet e pazakonta të parave, sidomos në fillimin e vitit zgjedhor dhe pak pas humbjeve. Shifra kolosale kishin “fluturuar” jashtë vendit, bankieri i guximshëm po bëhej si shumë mik me pushtetin e ri, ai ndoshta mund të ishte “një gojë” që duhej mbyllur, dhe që duhej mbyllur nga ata që kishin interes ta mbyllnin.

 

A është opozita e sotme frymëzuese e këtij skenari ogurzi, por që do të jetë edhe një herë i pasuksesshëm? Jam i bindur se është. Edhe në mos qoftë në këtë rast organizatore e përpiktë, ajo është frymëzuese e saj, është maska e krimit që po ndodh. Shikoni me vëmendje deklaratat e bëra që nga dita e parë e humbjes së zgjedhjeve dhe deri në ditën e sotme. I gjithë llumi i akuzave ka vërshuar , më keq se sa përmbytjet, ndaj një qeverie, e cila, edhe pse nuk është aq e ndershme sa beson shefi i saj, Rama, është tej mase e pa karhasueshme me atë që shkoi. Mbi këtë qeveri anë hedhur të gjtiha mallkimet, ditmirët janë bërë ditzinj, sikur nuk janë prindër vetë; ministrat janë bërë vrasës, shteti është bërë peng i krimit, vetë krimi është bërë qeveri. Në secilën ditë kështu, nga secila i çartur në shqupin ogurzi, kushdo që kërkon të jetë dikush duhet të dëshmohet se është i çartur mendërisht, dheme besimin se nga gjithë kjo do të mbetet diçka. Në Oksford është edhe një lëndë që quhet , hipnotizmi nga përsëritja, dhe këtë synon e gjithë politika e maskës së krimit që po ushtron dhunshëm një PD e kapur nga ndjenja e revanshit.

Pse pikërisht tani kundër ministrit Tahiri?

Nuk mendoj se është një zgjidhje e momentit. Është e menduar dhe nuk ka lidhje me një barnatore, edhe nëse ajo do të kishte problemet e saj. Pas tritolit qëndron etja për revansh, jo vetëm e një klani të larguar me të drejtë nga strukturat e shtetit, ku ishin bërë bartës të krimit, por edhe nga ato që qëndrojnë pas tyre. Ministri Tahiri është për momentin më lehtësisht i sulmuar, pasi vetë natyra e punës së tij ka lidhje me krimin. Kushdo që do të ishte ministër i brendshëm do t’i gjendej ” një farmaci” për ta sulmuar. Pra, më shumë se gjithçka tjetër, ka lidhje me detyrën që i është caktuar. Dhe e gjetur një kohë e përshtatshme, kur vemendja është tek ujrat, ata duket kanë vendur të përhapin një vërshim të ri krimi.

Politika e tritolit është një gjë e njohur në PD-në e herëshme dhe të tashme. Ashtu si është e njohur politika e krimit të maskuar. Në pesë vitet e para në pushtet, fillimisht dhe në tetë vitet e fundit, ata nuk gjetën asnjëherë kush kishte vrarë të rënët e 2 prillit në Shkodër, nuk gjetën se kush kishte qenë pas vrasjeve në Shkollën e Bashkuar, (për këtë duhet pyetur Nishani), nuk gjetën se cila dorë kishte qenë ajo që goditi mbi deputetin Xhindi, gjyqtarin Konomi, dhe fshehën provat e Gërdecit, 21 janarit e të vrasjeve të tjera.

Megjithatë, mjerisht, ata nuk janë fajtorët e vetëm të këtij skenari. Një pjesë e fajit rëndon edhe mbi qeverinë e re, e cila dalëngadalë po bëhet e vjetër, por që fjalën e dhënë për ndëshkimin e krimit, politik e financiar, e ka lënë për në kalendat greke. Një qeveri që nuk është e aftë të ndëshkojë krimin e ndodhur në shtëpinë e saj humbet shumë, ajo fillon të bjerrë kredibilitetin e saj, humbet atë nyje që e kishte lidhur me njerëzit para 23 qershorit. është fakt se opozita e sotme, si mos më keq, ka ngritur mbi dorën e krimit, pasurinë e saj të pazakontë, ka transferuar qindra milionë euro në parajsat fiskale, ka ngritur një perandori financiare të pashoqe, kanë krijuar një oaz të pazakontë edhe për milionerët e ndershëm në jetën e tyre, kanë ngritur një oligarki financiare që ende është në rrënjët e pushtetit.

Njerëzit që e duan qeverinë dhe shefin e saj, Ramën, duan të besojnë se ky është momenti që vetë koncepti i shtetit të së drejtës të ketë kthesën e tij, të jetë real, funksional dhe i kuptueshëm; të bëjë dallimin mes së ndershmes dhe hajdutërisë; të mos lejojë që cinizmi të na përplaset në fytyrë nga ata që pasi na vodhën, na shanë e na rrahën, edhe na vranë.

Mjerisht ky shtet nuk ka një opozitë idesh, vizioni dhe perspektive. Ka një tufë të lidhur pas një të çarturi, që duke çartur veten, po prish gjithë Shqipërinë. Një opozitë që nuk është e habitshme të ketë ditur një natë më parë atë që do të ndodhte në terrin e Tiranës.

Shikojeni dhe një herë me vëmendje videon në të cilën shfaqet Paloka duke lexuar tekstin e cituar në fillimin e këtij shkrimi. Shikojeni me vemendje. Dhe nëse do ju duket se ai po lexon një deklaratë që është shkruar një natë më parë, ky nuk është faji im.

 

 

Share This Article
16 Comments
  • Duhet perdorur forca e kartonit per te ndryshuar dhe kthyer ne pune Prokurorine, Shsishin dhe pse jo Presidentin
    Pas kesaj do shikoni se si kjo keshtjelle krimi do bjeri dhe do marri brenda kriminelet e vertete: Berishen me lakejte e vete

  • Pas 4 vjetorit te turpshem te 21 janarit ju i nderuari Bedri por dhe zoti Thano u shprehet pak a shume se nuk ja vlen te shkruhet dhe te perkujtohet me as per kete masaker te bulevardit dhe as te shkruhet kunder me drakules Berishe se poshtrimi kombetar ka arritur kulmin se nje kriminel qe u quajt dhe burre shteti nga naltmadhnija e tij arvizu pasi ka vrare njerez ka shurruar mbi te vraret dhe jetimet e tyre disa here si kanibal…OK deri ketu..

    Por takimi qe pat ambasdori i ri Lu me Berishen dhe gjasme Moisiun me la nje shije shume shume te hidhur dhe per kete aresye kam bere nje koment per ju zoti Bedri..Perse Sali krimineli ka “triumfuar” mbi 11 ambasadore amerikane !?
    1 -Chris Hill
    2 -William Ryerson
    3 -Joseph E. Lake
    4 -Marisa R. Lino
    5 -James Pardew
    6 -Joseph Limprecht
    7 -James F. Jeffrey
    8 -Marcie Berman Ries
    9 -John L. Withers II
    10-Alexander Arvizu
    11-Donald Lu

    Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria

    -pas masakres ne mars 1997,

    -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

    – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

    – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

    -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

    -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

    – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

    Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues

    . Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

    A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?

    Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe.

    Prandaj i nderuar Bedri lere Berishen ai eshte kriminel por jo fajtor

    po te tregoj nje nje fabul te thjeshte se i ke qejf:
    Derrasa po i ankohej gozhdes se po e shponte pa meshire…dhe i bertet gozhdes te ndalonte..Nderkohe gozhda i thote:
    Ta dish ti moj derrase si po mi nxjerr xixat nje cekic hekuri nuk do ankohesh kaq shume..

  • Maska e krimit eshte p.d.Ja dhe kriminelet jane brenda saj te cilè terrorizojne popullin.Reforma nè drejtesi ,shkarkimi i presidentit dhe i prokurorit sa mè shpejte, tè shpètoje populli.

  • Kur ju thoshja se Berisha nuk eshte thjesht nje kriminel ordiner , por nje krimineluc antishqiptar ,nje dorac i antishqiptarizmit nderkombetar , shume veteve iu dukej e ekzagjeruar , ose te pakten patetizem imi !
    Por ja qe e verteta eshte kjo ! E keqja e madhe e ketij vendi eshte Berisha , por me shume kane qene tradhetia e PS-se deri tani , qe me binjakun e Salehut , Fatosis Nanos me kelyshet e tij Pandelidhis Majko dhe Cirili Metiç etj. kane vjedhur zemerimin dhe endrren per ndryshim te shqiptareve ! Sa per leket , gjakun , djersen e tyre nuk po i ze ne goje , sepse ato ia vjedhin njerezve edhe ne Maqedoni ku ka shtet dhe mbrohen kunder cdo ligji nderkombetar interesat maqedonse (kupto serbo maqedonsve) !
    Pra te nderuar miq populli yne perdor si zhargon “mbajeni me shkume” , se antishqiptarizmi ka pushtetin ne Shqiperi !
    Ka qene nje here dhe nje kohe , kur antishqiptarizmi tentoi te sillej keshtu si Berisha sot , por atehere kishte Çeçua biçak dhe tritolin , pushket dhe karriket e deputetit ua theu ne koke !

  • Tritoli ia garantoi Sales pjesen me te madhe te pushtetit post-komunist. Targeti i peshkimit esht ajo shtrese e popullit qe esht e varur nga sundim e diktatura. Nuk jan pak ata, e zgjedhjet para deres !

  • ISIS-i sirian ka krijuar celulen e vet ne Tirane me emrin SALI!
    Eshte po aq KRIMINEL sa ata,sepse kane te njejtin qellim:TE VRASIN,TE POSHTEROJNE NJE POPULL TE TERE dhe te SUNDOJNE perseri me thike neper DHEMBE!!!
    Sic duket padronet e Beogradit akoma nuk jane ngopur me punet e Sali Berishes,prandaj atij ia kane vene kembet ne nje kepuce:
    -O E SHKATERRON PERFUNDIMISHT SHQIPERINE,O TE NXORREM FIRMAT QE KE HEDHUR NE SHERBIMIN TONE!!!

  • Duke lene menjane konstatimet, duhet qe projektet e cituara para dy-tre ditesh per reformen ne drejtesi, te futen jashte radhe per diskutim ne parlament e te miratohen me shumicen e cilesuar, pas botimit ne fletoren zyrtare, te hyjne ne fuqi dhe te fillojne e te zbatohen. Te shohim pastaj punen e prokurorit e shefit te SHISH, zvendesimin e menjehershem te tyre dhe rivendosjen e shtetit ne te kater anet e Shqiperise.

  • Po sikur te jene te tjere autoret e terrorit,e tani qe njerzit jane futur ne qorrsokak ata qeshin.Nuk e di, nese shish-i apo policia kane te njejten mendje me miletin e me disa oratore deputete,qe kane vene gishtin ne opozita,por perderisa segmentet e specializuara nuk jane prononcuar,tere shkrimet e komentuesve jane ceshtje tifozerie sa per te shkarkuar emocionet pa me te voglin interes e ndikim.

  • Tritol i pa plasur, xhama te thyer farmacie, cante bosh qe mbushet me mister nga media e policia. Kjo eshte nje menyre qe Tahiri te duket se po goditet nga mafia. Pa aftesia mund te mbulohet deri diku me viktimizim te shtirur.

  • nje semundje infektive nuk zgjidhet me sherimin e te semurit por me disfektimin e ambjentit dhe mos komunikimin e njerzeve te shendosh me te semuret infektues vdekja e infektuesve shoqerohet me varrosjen thelle te tyre dhe disfektim por eshte mire qe te izolohen njerzit qe kane patur takim me te infektuarit sidomos ata qe nuk e kan kaluar periudhen e cfaqes se semundjes qe tek politikanet mendoj qe eshte 10deri 15 vjete

  • Kjo Shqiperi me “peshk qe i eshte qelbur koka” nuk do kryeminister nje rrugac Trone qe per te aritur aty, u shkerdhye dhe beri haleanc me klysh berishian ,premtoi e tani si mi kanalesh ,ben sikur nuk kupton ,sikur nuk di perse e cuam atje e po i bie rotull me reforma ,te bind huadhenesit ,e neser ne te paguajm gjynahet e ter atyre qe kan krijuar ate forc ekonomike qe na pershkrove ! Kjo heshtje ,kjo “miopi” prej burracaku per hir te pushtetit dhe te qenit kryeminister, esht nje mjerim i madh dhe zhgenjim i madh per ne qe i besuam ! I bukur krahasimi “mor”me goshden dhe cekicin dhe qendron, se kta jan ata amerikanet , qe para vetes se tyre e interesave te tyre sakrifikojn edhe dashnoren qe shkerdhejn ne shtrat , e mir bejn, kur gjejn jo gozhd i dashur mik, por byth, qe pushteti e josh kaq shum sa ju a fal keshtu pa pare e ju a pranon “jeranet” qe paguajn me djers shqiptaresh, ti ven minat e ta mbajn peng Shqiperin ! Ky kryeminister i kapur nga krimi ,nga vetkenaqesia ,nga mendjemadhesia ,deliri madheshtis apo pordhet sic i themi shqip ,po shet zgjedhesit e tij e si Fatos haleja po pregatit riardhjen e katastrofes finale te shqiptareve me ndihmen e atij cekicit sic thua ti apo te Carit amerikan sic them un ! Geri Kokalari ,ky patriot shqiptar e beri paralajmerimin qe andej mu ne folen e tyre, e ky burracak nuk ka kurajon ti ver hekurat ktij armiku te betuar ,ktij krimineli bandit diversant !!!
    Cohuni Bedri, se nuk je vetem ne kte dhimbje ,cohuni dhe udhehiqeni kte popull njerez si ty dhe te jesh i sigurt qe do fitoni ! Le te dal nje Tsipra shqiptar qe spo can bythen per gjith Evropen e jo me per nje Sali tradhtar qe ka zen per gryke atdheun ,qe nuk ka ideale ,qe ja ariti te bej si veten e ti sherbejn per blindim gjynahesh ter plehrat e politikes ! Kot lodhesh e shkruan, se pasneser kta ftyra te politikes do gjen dicka te “thon”qe te terheqin vemendjen e te haroesh ,prandaj diluni perball ,tju a thoni cdo dit, sa te permendet ky popull qe haron e fal ……………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *