Propozim për ligjin e ri të pushtetit vendor!

redaktor

Letër e nënshkruar,

Pjetër Bubaj

E nderuara “Dita”! Duke ndjekur debatin lidhur me ligjin e ri për pushtetin vendor, më lindi një ide që të jap edhe unë një mendim: ndarja e re territoriale në 61 njësi bashkiake është e domosdoshme për arsyet që tani dihen. Sa i përket pretendimeve të opozitës se nuk do të ketë kursim parash, nuk është e vërtetë. Këtë e sqaron vetë projekt-ligji, por pretendimi im është se në veçanti administratori që duhet të caktohet në bashkitë apo komunat e mëparshme, të mos caktohet nga kryetarët e bashkive pasardhëse, por nga këshilli i bashkisë së re, me propozim të kryetarit të bashkisë dhe me vartësi të dyfishtë, për të qenë i emëruar kolegjialisht, pasi këshilli i bashkisë funksionon si shumëpartiak që përfaqëson votën e votuesit, e jo siç pretendon opozita nëpërmjet gojës së Bylykbashit. Duke bërë këtë ndryshim që propozoj unë në ligj, bien poshtë shqetësimi i opozitës se do të vendosen komisarë të cilët do të japin shërbime pasi të kenë kërkuar preferenca të ndryshme deri tek imoraliteti, pasi mendja e tyre vetëm për djallëzi ju punon atyre të opozitës!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *