Burimet minerale, vendorët nuk marrin taksën që u takon nga industritë

editor

Legjislacioni aktual thotë që  ¼ e rentës minerare me ligj duhet ti kalojë autoriteteve vendore. Vendim që nuk ka gjetur zbatim deri tani. Kjo doli nga takimi i djeshëm për sektorin mineral, duke u konsideruar në të njëjtën kohë si një sektor i rëndësishëm, por që nuk po jep impaktin e duhur në komunitet, për shkak të shitjeve koncensionare që ju jepet të huajve, për një fitim të shpejtë të njerëzve në pushtet, që marrin pjesën e tyre të fitimit.

Sa i përket rentës që ju takon të marrë pushteti vendor, vetë ministri i METE, Edmond Haxhinasto  ka pranuar se kjo nuk ju jepet atyre. Për këtë fakt ai nënvizoi se mbetet akoma një objektiv që duhet realizuar, veçanërisht në ato zona që kanë intensitet të lartë të këtij sektori dhe ku komuniteti ka edhe më shumë nevojë për të administruar këtë të ardhur të rëndësishme.

“Gjykoj se vlerësimi i impaktit social në një sektor të tillë, por edhe në përgjithësi në sektorët që garantojnë rritje është një detyrë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme për politikbërjen, mirëqeverisjen, por mbi të gjitha është një detyrim i madh para qytetarëve dhe punonjësve shqiptar”, cilësoi ndër të tjera ai, impakt që deri tani nuk ndihet në komunitet, edhe pse burimet tona minerale janë të mëdha.

 

Foto: Forca te nderhyrjes se shpejte te Repartit te Inspektimit te Shpetimit te Minierave, gjate nje demostrimi – LSA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *