Një koncesion i pazakontë për Tiranën po trazon të majtët

redaktor

UPDATE –  Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës duken të përçarë lidhur me një nga votimet që pritet të shkaktojë jo vetëm replika të ashpra, por ndoshta edhe ndryshime raportesh në linjat editoriale të mediave kryesore në vend.

Votimi ka të bëjë me dhënien me koncesion të 24 mijë vend-parkimeve në Tiranë, një numër që përfshin thuajse të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit në qendër dhe periferi.

Nëse koncesioni miratohet qytetarët e Tiranës do paguajnë thuajse në çdo rrugë të Tiranës kur parkojnë makinën, kudo ku do vendosen aparatë matës-kohe parkimi.

Aktualisht paguhet në vetëm disa rrugë afër qendrës dhe të ardhurat i merr Bashkia.

Por vendimi nëse merret, ia jep të gjithë parkingjet publike të Tiranës dy kompanive private ABT dhe Speed.

Bashkia, pra qytetarët e Tiranës përfitojnë sipas marrëveshjes ende në diskutim vetëm 10 përqind të të ardhurave.

Me një mesatare prej 1 mijë lekësh të vjetra për orë parkimi – potencialisht fitimet janë 24 milionë lekë për çdo orë. Një minierë e vërtetë floriri që shkon për dy kompani private për 35 vitet e ardhshme nëse miratohet.

Kohëzgjatja e pazakontë e një koncesioni të tillë, kushtet në disfavor të qytetarëve të Tiranës dhe përfoljet për personat realë që fshihen pas ABT dhe Speed kanë mbushur me tension orët e fundit qarqet e biznesit dhe medias në Tiranë.

Rama dhe znj.Hoxha në 10 vjetorin e TCH, 20 dhjetor 2011
Rama dhe znj.Hoxha në 10 vjetorin e TCH, 20 dhjetor 2011
Basha dhe drejtori i TCH Enkelejd Joti, në festën e RD, 05 Janar 2015
Basha dhe drejtori i TCH Enkelejd Joti, në festën e RD, 05 Janar 2015

Sipas këtyre të fundit, kompanitë në fjalë përfaqësojnë interesat e pronares kryesore të televizionit Top Channel, Vjollca Hoxha (foto shoqëruese) dhe shtetasit Erjon Isufaj, kunati i famshëm i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas dokumentave të QKR që konsultoi DITA, kompanitë kanë të dyja të njëjtin administrator dhe personat që shfaqen në dokumentacion janë të gjithë nën 30 vjeç.

Enno Bozdo tha në mbledhjen e mbrëmshme të KB se ky koncesion rregullon “problemin e parkingjeve në Tiranë”.

Naivitetin e qëllimshëm të këtij arsyetimi e vuri në duke Eridian Salianji.

Ky i fundit tha që qytetarëve po u merret ajo që tashmë e kanë, (parkingjet egzistuese) dhe po i detyrojmë t’i paguajnë privatit për çdo parkim publik, provat i cili do vjelë miliona fitime pa investuar asgjë, thjesht duke marrë në zotërim vendet e parkimeve në Tiranë; jo vetëm ato që deri tani i menaxhon Bashkia, por edhe të tjera që deri më tani janë falas – theksoi Salianji.

Shumë zëra kohët e fundit thonë që ky biznes miliardash i shtrirë në një interval kohor prej plot 35 vitesh është tentuar fillimisht nga kunati i Bashës, por më pas ai ka bashkuar në ide pronaren e TCH për ta pasur më të lehtë politikisht miratimin e aferës.

Mes kësaj të fundit dhe kryeministrit Rama sipas të njëjtave zëra, ky koncesion ka qenë shkaku i disa përplasjeve në takime dhe telefonata që kanë kulmuar me daljen publike të drejtorit të TCH në foto me Bashën në një përvjetor në dukje pa rëndësi të PD-së (foto shoqëruese).

Sipas asaj që përflitet prej disa kohësh në Tiranë, TCH ka paralajmëruar madje edhe ndryshimin e vijës editoriale, gjë për të cilën brenda televizionit të madh ka patur konflikte.

Kritikët e z.Rama e shohin këtë rast si një test për të parë nëse të majtët do bashkojnë votat me të djathtët në Këshillin Bashkiak të Tiranës në dëm të qartë të interesave të qytetarëve që përfaqësojnë, por duke siguruar në vijimësi mbështetjen e medias kryesore në vend.

Ende nuk e kanë bërë por presioni duket i fortë.

Këshilli Bashkiak ka 55 vota, 33 e majta dhe 22 e djathta. Miratimi i koncesionit që ka trazuar të majtët kërkon 2 të tretat e këtyre votave.

Votimi mbrëmë është shtyrë pasi të majtët kanë kërkuar më shumë kohë.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Mbledhja e Këshillit Bashkiak

 

Shtyhet votimi, debatet në Këshill

Megjithëse nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti kërkoi që projekti të hidhej dje për votim, me kërkesë të kreut të grupit të këshilltarëve të majtë Genti Gazheli, votimi u shty për të enjten tjetër.

“Ti shkosh banorëve nëpër lagje, nuk është shërbim, as ulje të ndotjes por gjobë. Zgjidhje për mua, kthimi dhe rishqyrtimi i këtij akti. Kreu i Bashkisë është në ikje, por ky koncesion është për 35 vjet, edhe pasi të ikë kreu i bashkisë. Në ikje mos lini gjëma mbrapa. Meqenëse nuk bëtë tramin mos lini këtë akt. Bëni studim më cilësore më të detajuar për këtë projekt”, tha këshilltari i majtë Eridian Salianji.

Enno Bozdo: Kapaciteti total është 42 mijë vende parkimi. 24 mijë në rrugët kryesore të Tiranës, bulevarde etj. Atje ku parkohen shumica e makinave që hyjnë nga rrethet. Mbi 100 mijë hyjnë nga jashtë Tiranës. Nuk po propozojmë diçka që nuk është dhe nuk është dëgjuar asnjëherë. Është një propozim që zgjidh disa gjëra dhe ndihmon në rritjen e të ardhurave për qytetin e Tiranës. Periudha e koncesionit nuk është kurrë 4 vite. Projektvendimi thotë, dyshemeja është 10%. Është kriter i pikëzuar i koncesionit. Unë kërkoj të maksimalizoj të ardhurat e mia, nëpërmjet investimit privat. Këtë nuk e kemi shpikur ne, çdo qytet evropian i ka parkimet e rregulluara. Është një praktikë e njohur. Ne mendojmë që kjo është një procedurë që do të çojë në hapjen e garës, të marrim ofertat. Dhe oferta më e mirë, do të shpallet fituese. Ne duhet ta bëjmë një procedurë të tillë, që edhe qytetarëve ti japim rregullin edhe të rrisim të ardhurat e bashkisë.

Eridian Salianji: A ka studim për këtë projekt?

Enno Bozdo: Studimi dhe propozimi është i vetë bashkisë.

Eridian Salianji: Çfarë ke studiuar tek “Rruga e Qelqit”, çfarë ke studiuar tek rruga “5 Maji”. Keni dalë ndonjë herë në Tiranë, a ka sheshe mes pallateve? Përveç ndërtimeve pa leje që ja latë trashëgim këtij qyteti doni ti lini edhe parkingjet me lekë. Doni të përfitojë bashkia apo xhepat tuaja. Bllokuat parkimet nëntokësore për interesat tuaja. Sot doni të shisni ajrin, po shisni ajrin. Doni të privatizoni pronën e qytetarëve.

Njazi Kosovrasti: Nga ky moment nuk kemi punë me asnjë nga subjektet. Ne nëse do i miratojmë, më pas shpallet një garë. Legjislacioni në fuqi ka rregullat e veta si zhvillohet kjo punë. Parkimet në Tiranë, janë problem, e kemi thënë edhe herë tjetër.

Florian Pullazi: Isha në Vjenë, parkingjet ishin të gjitha të bashkisë. Mos vallë kjo kompani do të krijojë një monopol në treg. Kush është kompania që ka sjellë studimin dhe a është e licencuar për të bërë studimin. Për një periudhë 35-vjeçare ne do të japim me koncesion ambientet e qytetarëve. Më duken shumë 35 vjet. Ju bëj thirrje të gjithë këshilltarëve të mendohen mirë.

Projektvendimi i dorëzuar këshilltarëve të këshillit Bashkiak propozon vlerësimin e formës dhe kritereve për këtë koncesion. Sipas këtij projektvendimi, koncesionari që do të marrë këtë shërbim, do ti paguajë bashkisë vetëm 10% të xhiros vjetore dhe ky është kriteri financiar. Ndërsa nga njëra anë solidarizohet me qytetarët për çmimet dhe taksat, në anën tjetër kryetari i bashkisë rrit barrën e pagesave.

Enno Bozdo: Sot është vetëm hapi i parë i një procedure shumë të gjatë. Është një projekt që duhet mbështetur. Tirana i vetmi vend që nuk e ka një projekt të tillë. Duam të rregullojmë këtë çështje që është bërë shqetësuese për qytetarët e Tiranës. Duhet që të ardhurat të shkojnë në infrastrukturë, rrugë, kopshte, shkolla. Hapja e garës ruan më së miri ruan interesin e qytetarëve të Tiranës.

Genti Gazheli: Në emër të grupit kërkoj shtyrje të vendimit, të na lihet më shumë kohë për të shqyrtuar projektin. Kërkoj edhe një javë kohë.

Rendi i ditës i mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak
Rendi i ditës i mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak

35 vjet me koncesion për rreth 24 mijë vendparkime publike dhe banorët e Tiranës, duhet të paguajnë kudo tarifë parkimi edhe në zonat deri tani falas.
Bashkëngjitur në projektvendim caktohet edhe pagesa për orë që qytetarët duhet paguajnë, duke variuar sipas zonave të parkimit. Për zona të cilësuar prioritare që ndodhen në qendër, qytetarët duhet të paguajnë 150 lekë për 2 orë parkim ndërsa për zonat që janë më larg qendrës, duke parashikuar edhe parkimet në lagje, pagesa shkon deri në 20 lekë.
Referuar analizës së bërë, në Tiranë ekzistojnë 23 456 vendparkime në rrugë, 13 937 vendparkime në sheshe dhe 4 497 vendparkime në garazhe private.

Share This Article
12 Comments
  • kjo eshte vjedhje maramendese dhe e pashpirtshme ndaje shqiptareve nuk e di po presime me mire e po vete me keq mjere shqiptaret ci pret

  • pershendetje,une jetoj ne gjermani.Ketu nuk kemi asnje parkim pa pagese.Nese se paguan dot parkimin,perdor bicikleten

    • Pershendetje Sonila, une jetoj ne Tirane, dhe per nje moment perfytyro sikur ne gjermani parkimi te katerfishohet, dhe 90 % nga taksat ti marrin disa kompani private ku njera po nderton nje qender tregtare para parkut ku ti dhe femijet e tu shetisnit me bicikleta, tjetra nderton nje kompleks banimi/kazino para ballkonit ku ti banon, e nje tjeter kompani nderton nje antene qe do emetoje gjithcka qe duhet qe ju dhe femija juaj, te jeni konsumatori model, votuesi i duhur. Bukur eeee.

  • Do doja shume sinqerisht , qe ata te cilet jetojne jashte shqiperise te na sjellin shembuj reale nga vendet ku jetojne , qe te kuptoje nqs sinqerisht ka vend per nje diskutim te tille apo eshte nje lajthitje , mqs po ikim ti rrjepim dhe tua pijme gjakun deri ne fund , jo per pak po per 35 vite , qe zoteria do i kaloje kushedi se ku dhe ne te zezet ketu .Jane te pakta ato pallate qe kane parkime te nendheshme dhe ky nuk eshte faji yne .Te duash te blesh nje te tille , shkon 5000 e kusur euro ( € se leket i kemi vetem per tu paguar se per te paguar kemi eurot????!!!)Kush ka makina e di , se cfare stresi eshte te gjesh nje vend parkimi ne Tirane .Nuk e di , kaq injorante na dine ????? Mgjtht une them me te madhe , cdo popull meriton ata udheheqes qe ka ( pamvaresisht se tek ne vidhet vota , pra jo gjithmone fituesi eshte i perzgjedhuri yne , por i meritojme dhe pak na e bejne )

  • Kam shkruar edhe dje nje mesazh per kete ceshtje! Ky projektvendim eshte nje turp qe, nese miratohet do ju mbetet te gjithe keshilltareve, te majte e te djathte, si njolle e zeze!!!. Nuk mendoj dhe as dua te di per ata qe jane te interesuar, por kjo gje nuk ndodh ne asnje vend te Evropes ku duam te shkojme. Do thote Sonila, po ne Gjermani? Po moj Sonila, po pyet njehere atje, cili institucion i administron parkingjet ne rruge, pra cili institucion i merr te ardhurat? Bashkia! E kupton qe ne thelb ka nje ndryshim rrenjesor ajo praktike atje, me kete qe kerkon te imponohet ketu?
    Dhe, per me teper, koncesioni u dashka dhene per 35 vjet tek privati.!!!Jo parkingjet, po as koncesionet e tjera qe administrojne infrastrukturat thelbesore, ne Evrope, nuk jepen per 35 vjet, maksimumi mund te jete 12-13 vjet . Dhe, sigurisht Bashkia (dmth nenkryetari qe beri propozimin dhe e mbrojti projektvendimin) e di shume mire kete gje. Ai, gjithashtu e di (ndoshta keshilltaret jo, por bejne mire te informohen ) qe, per vendime te kesaj natyre, duhet te kete marre paraprakisht mendimin e autoriteteve perkatese, si psh ai i konkurrences . Por mesa duket kane vendosur ta zhvasin kete vend e te mos i lene gje dhe, meqe nuk ka institucione ” te pavarura” qe urgjentisht te reagojne per kete, e meqe nuk ka ndeshkueshmeri per ata qe sjellin deme te pallogaritshme financiare, sepse ndryshe nuk ka si justifikohet qe gjejne pikerisht alternativen me te papershtatshme e me te demshme si per interesat e qytetareve te ketij vendi, ashtu edhe per buxhetin e institucioneve.
    Nderkohe qe mund te zgjidhin problemin e parkingjeve, duke rritur eficiencen e vete bashkise ne mireadministrimin e kesaj pasurie publike. Rruget jane te ndertuara dhe parkingjet ne rruge apo ne lagje jane te gatshme, keshtu qe nuk kane nevoje per ndonje investim madhor, pervecse automateve per biletat (nese do i bejme si Evropa, se po mbetem me kalamanj ne rruge qe mbledhin leket, me mire keshtu sic jane!!!) . Sa per parkingje te nendheshme, le te hape tenderat bashkia e t’i jape me koncesion. Por ne kete rast koncesionari te marre vete persiper riskun ne ndertimin e administrimin e parkingut, jo ta gjeje gjithcka gati e vetem te mbledhe parate.

  • Ky eshte shteti ALLAShqiptarshe ,se edhe ENVERI e krijoi sipas ideve te tij dhe e fundosi kete popull ne varferi ne mes te EVROPES se PASUR.
    Tani e kane radhen nje sere hajdutesh te tjere ,qe jo vetem e mbajne peng por edhe duhet ta zhvatin … mire ja bejne ku eshte populli !!!???Apo kur i therresin per tu zene vendet ne parlament shkojne e mblidhen, per te vjedhur po ate me votat e tyre….
    Pse nuk thote LULI si e ka ndertuar jeten kryeqyteti i HOLLANDES dhe ta kopjoje me afersi ketu …..por ju duhen leke QORRASH.
    VIdhni ripni se keni gjetur QORRA, po nje dite do i paguani te gjitha ne mos ju bijte tuaj…hajdute te pa ngopur!

  • Po ta bejne te kene turp…Haram vota qe ju dha kesaj mazhorance….Do te kisha neveri kushdo qe te ishte Qofte dhe babai im nga bota e pertejme…

  • po ça behet keshtu more,po na pijne gjakun nga te gjitha krahet, edhe top-chanelli qe deri dje SALI BISHA dhe PD-ja donin tja prishnin piramiden ku transmenton lajmet dhe programet qe gjoja per te mbrojtur njerzit e varfer e hallexhinje te shqiperis, na e ktheu shpinen dhe shkon e behet pale me hajdutet,mashtrusit ,krimenelat,horrat vrastar te 21 janarit. Top-chanell + SALI BISHA = hajdut,tradhetare,mashtrues,t

  • Antikushtetuese:territori shqiptar nuk mundet me u dhane me qirra pa nje ligj.Ligjin e bene vetem Pabrlamenti!pra vendimi i bashkesise eshte nul ,Po cila shoqate civile do t’i drejtohet gjykatese kushtetute!

  • kot qe diskutohet.Kur eshte puna tek paret qe vidhen te majte e te djathte behen nje sa u del dhe boja.Per kujtese eshte grabitja e SHQUP dhe tregu i uzines Dinamo.Ti japim 90% mafies pa investuar asgje.Kjo eshte shqiperia e deleve te perendise qe jane gati te hane bar te thate per PD dhe PS.

  • Une jetoj ne USA , vendi qe cdo gje e ka private , por parkinget jane te bashkive dhe te ardhurat i mer Bashkia . Nje investim fillestar i vogel per vendosjen e aparateve dhe parate rjedhin lume ne Bashki .Keto para investohen per qytetin .
    Kjo qe ndodh ne Shqiperi eshte vjedhje ne mes te dites . Mendoj se Edi Rama do e miratoje kete vjedhje , sepse kemi te bejme me TOP CHANNEL dhe EDI bie ne gjunje para tyre sic ben me KLANIN e Sandrit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *