Bleri dhe Indriti, djemtë finalist të MasterChef

redaktor

Megjithëse janë gratë ato që kalojnë orë të tëra në kuzhinë, mbeten burrat ata që mbretërojnë e janë shefa edhe në fushën e gatimit. Kështu ka ndodhur edhe në spektaklin televiziv Masterchef Albania. Javën e kaluar, tre gjysmë finalistët ishin djem. Vajzat u eliminuan më herët. Formati më i ndjekur në gjithë botën dedikuar sfidave të gatimit, ka patur interes edhe në Shqipëri. Spektakli, i cili ka zgjuar kuriozitetin e jo vetëm atyre që gatuajnë dhe e kanë pasion kuzhinën, por edhe të tjerëve që janë konsumatorë dhe shijues të mirë, këtë fundjavë ka natën finale ku do të shpallet fituesi i edicionit të dytë. Këtë vit është vënë re pjesëmarrja e shumë të rinjve që vijnë nga eksperienca të fituara në Itali. Mesa duket tradita kulinare italiane është mjaft e pëlqyer nga shqiptarët.

Bleri dhe Indriti janë dy finalistët, të cilët do të garojnë kokë më kokë këtë të shtunë për të fituar titullin e Masterchef. Të dy këta djem, hapat e parë dhe suksesin e tyre në kuzhinë e kanë nisur pikërisht në Itali. Për të ardhur deri këtu ata kanë kaluar sfida të vështira dhe emocionuese, kanë befasuar publikun me pjatat e tyre të veçanta si dhe me teknikat, shkathtësinë dhe pasionin e treguar gjatë realizimit të tyre. Është interesante që në këtë aventurë të bukur ata kanë sjellë jo vetëm eksperiencat e fituara në kuzhinën italiane, por janë njohur me traditat e kuzhinës shqiptare, me të cilat nuk ishin shumë të familjarizuar, konsideruar largimin nga vendlindja në moshë shumë të vogël.

Përveçse konkurrentë në sfidë, pas kuintave, mes Blerit dhe Indriti ka lindur një shoqëri e mirë. Këta tre muaj, ndërsa jetojnë sa në Tiranë sa në qytetet përkatës italiane ku janë rezidentë, të rinjtë ndajnë bashkë përvojat dhe pasionin e tyre për gatimin.

Ja kush janë këta djem të talentuar të cilët kanë bërë krenarë me performancat e tyre jo vetëm familjarët, por edhe shumëkënd që është ndjerë i përfaqësuar në këtë spektakël. “Përmes gatimit unë shpreh gjithë ekperiencën time në jetë. Çdo pjatë e imja është një përvojë e jetuar”.

IndritiUdhëtime dhe receta

Indriti ka lindur më 14 Mars 1983 në Krujë dhe jeton në Venecia, Itali, me të dashurën e tij Giana. Indriti e ka ndjerë veten kuzhinier që kur ka qenë 8 vjeç, kur i kërkonte mamasë që të gatuante vetë drekën ose darkën në familje. Kur emigroi jashtë Shqipërisë, Indriti ndoqi një kurs 2 javor për gatimin në Venecia. Pasioni i tij janë udhëtimet. Ka vizituar shumë vende të botës, nga të cilat nuk largohet asnjëherë pa marrë recetat tradicionale të vendit, duke e pasuruar çdo ditë e më shumë dijen e tij për gatimet e huaja. Ai është i vendosur që të përfitojë nga çdo mundësi që i jepet që një ditë të njihet si Chef Indriti.

Në futboll do ishte një lojtar i thjeshtë, ndërsa në kuzhinë kapiteni i një skuadre

BleriiiBleri Dervishi, 21 vjeç, është konkurrenti me i ri i Masterchef Albania 2. Ai është nga qyteti i Korçës, por jeton në Siena që kur ishte 5 vjeç. Kontaktin e tij të parë me kuzhinën e ka pasur në moshën 11 vjeç, kur ndihmonte të ëmën për të larë pjatat në një restorant.

Aty nisi dhe pasioni i tij për gatimin, mirëpo ai kishte edhe një tjetër pasion… futbollin. Bleri ka luajtur për 12 vjet futboll me të rinjtë e Sienës. Në moshën 17-vjeçare ai vendosi të bëjë një zgjedhje. Sipas babait të tij, në futboll Bleri do ishte një lojtar i thjeshtë, ndërsa në kuzhinë kapiteni i një skuadre. Dhe kështu djali zgjodhi pasionin për gatimin.

Gjatë periudhës që vazhdonte shkollën e kuzhinës, ai ka patur eksperienca në restorante shumë cilësore dhe ka fituar disa çmime në konkurset e gatimit midis shkollave, si në kampionatin italian të kuzhinës U23 dhe në kampionatin europian me 27 shkolla përfaqësuese. Ai është larguar shpesh nga Siena për eksperienca sezonale në Valle d’Aosta, Toscana, Lazio, Sardegna dhe momentalisht punon në një restorant të vlerësuar me Yll Michelin në Parma. Në rrugëtimin e tij në Masterchef, Bleri ka prezantuar pjata të veçanta duke fituar 3 herë pjatën më të mirë.

Veri, i eliminuari i javës së kaluar

E nisi në Durrës dhe u bë mjeshtër në Itali

Veri Shaqja, 27 vjeç, ka lindur në Durrës, por vjen nga Asti. Jeton në Itali prej 10 vitesh, ku ka banuar në disa qytete të Piemontes. Pasionin për gatimin ai e shfaqi në moshë të vogël kur me shumë dëshirë gatuante në shtëpi, ndërsa hapat e para si “profesionist” në kuzhinë, Veri i nisi në Durrës kur në moshën 14 vjeç ndoqi shkollën e Hoteleri Turizmit dhe ndërkohë punonte si praktikant në disa restorante të njohura në bregdet.

Kur ishte 17 vjeç ai vendos të lerë familjen dhe të largohet i vetëm për në Itali. Fillimisht nis të punojë në Vercelli në një restorant të specializuar në prodhime peshku, më pas vendosmëria e palëkundur e tij për të mësuar dhe provuar eksperienca të reja e shtynë të transferohet në disa restorante në Piemonte dhe qytete të tjera si Siena, Udine, në provincën e Napolit, bregun amalfitan, disa prej tyre të vlerësuar me Yje Michelin.

Për të ndjekur rrugën drejt suksesit ai ka guxuar të largohet shpesh edhe nga Italia dhe të punojë në restorante italiane në Këln dhe Vjenë. Sfidat në Masterchef ai ka ditur t’i kalojë me shumë maturi dhe sportivitet. Ka qenë i vetmi konkurrent në çdo Pressure Test dhe ka përgatitur pjata në 50% të kohës. Pas aventurës në Masterchef, Veri mendon të vazhdojë të punojë në restorante, ku të ketë mundësi të krijojë pjata të veçanta dhe të shijshme.

 

Shefa në kuzhinë

MasterChef është një talent show në fushën e kulinarisë i krijuar nga regjisori britanik Franc Roddam. Ai u transmetua për herë të parë në BBC në vitin 1990 dhe u ripunua në 2005 nga Roddam, John Silver dhe Karen Ros. Formati është shfaqur në katër versionet kryesore: The main MasterChef series, MasterChef: The Professionals for professional working chefs, Celebrity MasterChef ku garonin shefa të famshëm kuzhine dhe Junior Masterchef, një version i krijuar dhe përshtatur për fëmijë, i cili u zhvillua për herë të parë në vitin 1994 e më pas u përhap edhe në vende të tjera jashtë Britanisë së Madhe. Në vitin 2012 Australia ka krijuar versionin e pestë të quajtur MasterChef All – Stars , me ish garues, për të mbledhur fonde për bamirësi. MasterChef Australia është seriali më i ndjekur ndërsa finalja e sezonit të dytë ka qenë emisioni i tretë më i ndjekur në historinë e televizionit australian. Formati aktualisht transmetohet në shumë vende të botës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *