Brazil 2014, portë me sensorë

anazapta

FIFA pranoi zyrtarisht përdorimin e teknologjisë në linjën e portës për të përcaktuar qartë rastet e dyshimta që u shpëtojnë syve të gjyqtarëve. GLT (Goal-line Technology) u testua fillimisht në ndeshjet e Botërorit të Klubeve dhjetorin e kaluar në Japoni, trofe i fituar nga Santosi që mundi në finale 1-0 Çelsin.

Por si do të funksionojë? Në vijën fatale të portës do të instalohen telekamera dhe sensorë që komunikojnë me orën e gjyqtarit të takimit. Në momentin që topi kalon tërësisht vijën fatale, sinjali mbërrin në dorën e gjyqtarit. Kjo nënkupton që edhe nëse goli do t’i shpëtojë syve të njeriut, teknologjia do ta sinjalizojë.

FIFA ka autorizuar përdorimin e teknologjisë në Kupën e Konfederatave dhe në finalet e Botërorit. Teknologjia ka një historik kundërshtues nga kreu i FIFA-s, Sep Blater. Fillimisht ai e refuzoi kategorikisht atë, më pas u tërhoq disi për të arritur tek episodi i golit të Ukrainës ndaj Anglisë që nuk u pa nga gjyqtari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *