Bëhet fjalë për Zenicën e Bosnjë-Hercegovinës dhe metodat e pazakonshme arsimore të profesorit të edukatës fizike në shkollën e mesme të këtij qyteti.
Një webfaqe ka bërë një raport, pas një vizite që i ka bërë shkollës në fjalë, për të marrë opinionet e atyre që ankohen rreth sjelljeve të profesorit Enes Fishek, – transmeton Telegrafi.
Në fakt, profesori ka një formë të veçantë të trajtimit të nxënësve. Shpesh ai i godet ata. Madje në një rast, ai kishte një zënkë edhe me drejtorin.
“Filloi të më shante, katundar, ashtu-kështu. I nervozuar, i jam përgjigjur në të njëjtën mënyrë dhe pastaj më ka goditur. Ndoshta kam gabuar, por s’kam mundur të duroj më. Nuk do t’ia lejoja vetes diçka të tillë”, ka thënë drejtori, duke shtuar se ai nuk ka autoritet për ta larguar atë.
Në anën tjetër, profesori ka një version tjetër të të gjithë situatës. Ai thotë se në fakt ai dëshiron që t’i largojë fëmijët nga rruga.
“Këtu është si në filma kriminelësh. Kur i rrah fëmijët, vjen ekipi nga fshati dhe të befasojnë. Vetëm ta shihni një gjë të tillë. Dalin, rrahin dikë dhe ikin”. Pastaj marrin ndonjë nxënës në veturë në mënyrë që t’ia marrin telefonin. Në shkallët që të çojnë poshtë, pijnë alkool, duhan…”, shton profesori.
“Kam pasur pesë nxënës të cilët me sëpatë kanë ndjekur profesorin. U kam ndihmuar ta përfundojnë shkollën. Vetëm t’i shihnit. Jo vetëm sëpatë, ata kanë mbajtur edhe pistoletë”, ka shtuar ndër tjerash profesori. /Telegrafi/
