Një gjyqtare në Nju Xhersi ka urdhëruar kthimin e 1.5 milionë USD në një kazino nga të gjithë personat që e kishin fituar atë shumë, pasi doli në përfundimin se letrat e lojës nuk ishin përzierë si duhet.
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Shtetit, Donna Taylor, mori vendim në favor të kazinosë “The Golden Nugget” për mosmarrëveshjen që kjo e fundit kishte me 14 kumarxhinj, të cilët thanë se nuk ishte faji i tyre që letrat nuk ishin përzier, ndaj dhe duhej t’i mbanin fitimet.
Problem u bë një lojë “mini-baccarat”, e zhvilluar në prill të 2012-ës.
