Pesë videot më të shikuara në You Tube

Dita

“YouTube” u themelua në 14 shkurt 2005 nga tre ish-punjoës të “PayPal”, Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim dhe që ia shitën Google, vetëm 21 muaj më pas për 1,65 miliard dollarë. Pas këtij vrulli videosh që hidhen sot, do të mbahet mend edhe video e parë që është titulluar: “Unë në Kopshtin Zoologjik” dhe që është filmuar përpara kafazit të elefantëve në kopshtin zoologjik të San Diego nga një nga themeluesit. Ajo që i shumëfishoi videot ishin përdoruesit. Platforma u bë edhe më e përdorur me daljen e smartfonëve.

Popullariteti i YouTube është gjithmonë në rritje. Është i disponueshëm në 61 gjuhë të botës dhe në 75 vende. Në një minutë hidhen aty 300 orë video- raporton Lapsi.

Por në këto 10 vjet cilat janë videot më të klikuara në You Tube. Klasifilimi është ky:

5. “Party rock anthem” nga LMFAO (782.000.871 shikime)

4. “On the floor” nga Jennifer Lopez (795.823.561 shikime)

3. “Charlie bit my finger again” (805.647.371 shikime)

2. “Baby” nga Justin Bieber (1.117.930.006 shikime)

1. “Gangnam Style” nga Psy (2.157.653.352 shikim)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *