Kush ishte Karlo Taliavini?

redaktor

I nderuar lexues! Karlo Taliavini (1903-1982) ishte gjuhëtar i njohur italian, romanist, ballkanolog e albanolog. Mbajti për shumë vjet ligjërata të rregullta në Universitetin e Padovës për gjuhën e për letërsinë shqipe. Ka botuar monografi e artikuj për çështje të dialektologjisë, të leksikologjisë historike, të historisë së gjuhës shqipe dhe të gjuhësisë shqiptare. Ka shkruar vështrime të përgjithshme për shqipen në enciklopedi, përmbledhje e vepra të ndryshme. Taliavini ndihmoi edhe për studimet etimologjike në fushë të shqipes duke vënë në dukje përfundimet e arritura në periudhën pas botimit të “Fjalorit etimologjik” të G.Majerit. Hartoi edhe një monografi dialektologjike, në të cilën dha një parashtrim përshkrues të të folmeve shqipe të Kosovës e Maqedonisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *