Ç’na gjeti me Lulin!

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Ç’na gjeti me Lulin

Që s’i njeh lokalet

Na ka hyrë frika

Se do marrë malet.

 

Do lërë shtëpinë

Dhe partinë gërmadhë

Do vejë të jetojë

Larg, o në Hollandë.

 

Në sallat e SHQUP-it

I mblodhi vendorët

Ku shteti ndan ndihma

I lëshon taborët.

 

Mbi fatkeqësitë

Krijon situata

Nga veprimet e shtetit

I ka zënë data.

 

Krijon situata

Se s’ka me se merret

Se populli kudo

I ktheu qederet.

 

E ka zënë frika

Se s’ka më rurale

Po humbi Tiranën

Do të shkojë në male

 

Përshëndetje DITA nga Korça

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *