Kurbin, shiti makinën për skrap, në kërkim kryekomunari i Milotit

redaktor

Policia e Kurbinit shpalli në kërkim ish-kreun e komunës Milot, Vlash Gega, i cili akuzohet se ka shitur për skrap makinën e komunës. Ndaj 53-vjeçarit ka nisur një procedim penal, për përvetësim dhe shitje të paligjshme të pasurive publike, në këtë rast mjeti i komunës që ai drejtonte. Mjeti i shitur nga Gega është një “Fiat 900 DTE”. Sipas dëshmive, ky mjet më tepër qëndronte në një pikë prodhimi blloqesh, me të cilën dyshohet se ka lidhje i dyshuari. Gjatë hetimeve të policisë, ka rezultuar se Gega fillimisht e ka përvetësuar mjetin dhe më pas e ka shitur për skrap.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *