Gjykata e Tiranës mori dje vendimin final dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin Artur Kuliçaj, autorin e vrasjes së balerinës Sonila Tafa, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2013 në periferi të kryeqytetit. Dje është mbyllur pas 2 vitesh hetimi dhe procesi gjyqësor çështja për të cilën u akuzua si autor i riu, që njëkohësisht është edhe i afërmi i një ish-zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit, në detyrë gjatë kohës së krimit. Gjykata ka aprovuar pretencën e dhënë nga Prokuroria e Rrethit disa javë më parë, ndërsa procesi është zhvilluar në mungesë. Momentalisht Kuliçaj ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Krimi ndodhi në ambientet e jashtme të lokalit të natës afër “Kthesës së Kamzës”, ku Kuliçaj dhe miqtë e tij, pasi u përleshën me truprojat e lokalit, janë kthyer të armatosur për t’u hakmarrë. Por breshëritë e plumbave lanë të vdekur 24-vjeçaren Tafa që sapo po dilte nga disko dhe plagosën një prej truprojave. bornova escort bayan
