Tiranë, 3 gratë rrahin shitësen dhe më pas vjedhin gjithë butikun

redaktor

Tre gra janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi kanë dhunuar shitësen e një butiku dhe më pas vjedhur të gjitha veshjet. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në një dyqan veshjesh në “Rrugën e Kavajës”, ku mësohet se tre gratë me inicialet R.D., 43 vjeç, N.D., 28 vjeç dhe A.Sh., 38 vjeç, kanë hyrë në butik me pretendimin për të blerë. Por pasi kanë bërë një kontroll, tre gratë kanë rrahur shitësen dhe më pas kanë vjedhur të gjitha veshjet, duke u arratisur nga dyqani. Ka qenë shitësja, e cila menjëherë pas ngjarjes ka telefonuar policinë, duke denoncuar autoret.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *