Policia e Tiranës ka ndaluar 6 punonjësit e eskortës së mjetit të blinduar, që bënë shoqërimin e parave që u grabitën një ditë më parë, në mesditë në bankën e nivelit të dytë në Stacionin e Trenit, në kryeqytet.
Sipas policisë, në pranga u vunë shtetasit Isuf Gjici 55 vjeç , Artan Dervishi 43 vjeç, Dritan Duka 24 vjeç, Saimir Nikoci 32 vjeç , Ilir Syla 45 vjeç, Tomorr Hidri 42 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të eskortës së SH.R.S.F, “Euro Gjici”, shoqëruese të vlerave monetare.
