Komisioni i Jashtëm do të shqyrtojë sot rezolutën came. Shqyrtimi i saj vjen pothuaj një muaj pasi kjo rezolutë u bë pjesë e agjendës së këtij komisioni.
Projekti u propozua nga dy deputetët e PDIU-së dhe do të ketë dy relatorë, socialistin Qemal Minxhozi dhe demokratin Fatbardh Kadilli.
Rezoluta, e cila u dorëzua në kuvend nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, propozon që në përputhje me traktatin të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, të hiqen pengesat që nuk lejojnë zbatimin e të drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë, dikur shtetas grekë, si dhe abrogimin e ligjit të luftës.
