Letër e nënshkruar
Vasil Puci
…Kështu e vazhdon fjalën Ismail Kadare në marrjen e çmimit “Jerusalem Prize”. Ja Ben Blushi jeton në liri. Por shkruan si t’i vijë për mbarë, si ta mendojë. Ja perifrazimi i Ben Blushit:
“Kur ka reforma jemi në Parlament. Kur ka shpresë jemi në opozitë. Kur ka dëshpërim jemi në pushtet.”
Marrim pikën e fundit. Ben Blushi është i dëshpëruar. Po pse?! Ai është si kokrra e mollës me shëndet. Librat po ja boton Çili dhe selia e B. Europian. Merr honorare. Merr një rrogë të lartë në Parlament, kur ka shumë raste kur s’vjen e s’flet fare se ka frikë nga Berisha. Ben Blushi është i dëshpëruar se do të jetë Bej në Parlament pa i pasur trutë e Beut. Pra do të jetë i pari. Ja ç’thotë Kadareja në ceremoni:
“…Viti i njeriut antik ndahet në 3 periudha. Koha e veprimtarisë jetësore ndërtuese. Koha e luftës. E treta stina teatrale.”
Ben Blushi na çon në kohën e njeriut antik. Thënë shkurt, njerëzit pasi ndërtonin, pastaj shkatërronin, ata ndjenin nevojën të shkonin në teatër. (Kadare) Or Blush, që do të bëhesh Bej e senator. Shqiptarët punuan e ndërtuan në çdo sistem, Partia Demokratike e Berisha i shkatërroi në nivelin 0. Bëri dhe luftë ‘97-‘98. Ndërsa tani po shohim teatër, jo se duam, por klasa politike po e luan teatrin. Kur diktatura ra unë s’e dija se një dikush që quhet Ben Blushi do të bëhej shkrimtar, pale politikan. Ja or vocërrak ç’flet Eqerem Vlora politikan, eksplorator, bej gjuhëtar: Në juglindje në një lumë po kërkonte rrugë të kalonte kuajt. 7-8 fshatarë nuk u përgjigjeshin thirrjeve të tyre vetëm se nuk u fliste me fjalën “Bej”. Kur E. Vlora i mësoi ekskortën që t’u fliste me fjalën: Or Bej ku është rruga? Ata u çuan në këmbë. Je nga ato anë ku nuk të pyet njeri se si e ke emrin. Fati juaj or Blush nuk ka shpëtim… shtrihuni e prisni… nuk ma do zemra të perifrazoj më tepër citimin tuaj.
