Saliu don sërish pushtet me gjak!

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Të nderuar të DITA-s! Në këto vite të tranzicionit të vështirë nuk na është hequr nga sytë e kujtesa çoroditëse vetëm një njeri i tmerrshëm, SB. Ky personazh i etur për pushtet e para është vendosur në krye të shtetit disa herë me vota të vjedhura, terror psikologjik e me armë, duke shkaktuar shumë viktima të cilat dihen tashmë dhe nuk i trembet syri nga kurrkush, pasi me vehte ka drejtësinë e korruptuar të emëruar nga dora e vet. Këto ditë e kemi dëgjuar përsëri të shantazhojë me më shumë intensitet Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, për pasojë grupet terroriste morën fuqi e kërcënuan me tritol familjen e ministrit dhe qytetaret e Tiranës. Ky personazh i paprecedentë në Europë e Botë nuk mund të rrijë i qetë pa pushtet sa është i gjallë mbi këtë tokë të djegur, shkatërruar e deformuar po prej tij. Nga Mete H.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *