Ndryshe nga vitet e shkuara këtë Shën Valentin Cristiano Ronaldo e kalon i vetëm. Ylli portugez i Real Madrid i ndarë nga ish e dashura e tij Irina Shayk dhe ende nuk e ka gjetur njeriun e tij të zemrës.
Ky fakt ka frymëzuar artistin Omar Momani, i cili ka publikuar një karikaturë interesante në profilin e tij në Instagram, raporton Albeu.com.
Aty paraqitet Ronaldo duke u parë në pasqyrë, ndërsa përreth tij ndodhen Lionel Messi, Diego Costa e Arjen Robben, të cilët përqafojnë shokët e tyre të skuadrës te Barcelona, Chelsea dhe Bayern Munchen.

I dashuruar me veten