1. SHBA
I akuzuari për masakrën e korrikut të këtij viti, në premierën e filmit “Batman”, ku u vranë 12 persona, tentoi t’i japë fund jetës. Mediat amerikane raportojnë se 24-vjeçari Xhejms Holms ka goditur disa herë kokën pas murit të burgut. Nëse shpallet fajtor, Holms rrezikon dënimin me vdekje.
2. Izrael
Dhjetëra raketa janë gjuajtur nga militantët e Hamasit në jug të Izraelit, duke vrarë tre civilë izraelitë. Ky sulm vjen pas vrasjes së shefit ushtarak të Hamasit nga forcat izraelite. Tre personat vdiqën kur një raketë goditi një ndërtesë 25 kilometra në veri të qytetit të Gazës.
3. Rusi
Pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Anatoli Serdikov, presidenti rus Putin shkarkoi edhe dy zv.ministrat e Mbrojtjes. Vendimi erdhi pas skandalit të korrupsionit që shpërtheu në ekzekutivin rus. Dyshohet se të akuzuarit kanë shitur prona shtetwrore me çmime të dyshimta.
4. Gjeorgji
Nëntë ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe burgosje ilegale. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmusen, ka shprehur shqetësimin për mundësinë e politizimit të këtyre rasteve.
5. Birmani
Birmania do të lirojë 450 të burgosur para vizitës së presidentit amerikan Obama, më 17 nëntor. Disidentët do të jenë në mesin e të liruarve. Qeveria birmaneze ka zbatuar reforma demokratike, të cilat synojnë të hapin vendin ndaj botës së jashtme, pas dekadave të rregjimit të ashpër ushtarak.
6. Gjermani
Ndryshe nga pjesa më e madhe e shteteve në eurozonë, Gjermania është prekur më pak nga efektet e krizës së borxheve. Rritja e ekonomisë gjermane me 0.2% në tremujorin e tretë të 2012-s është mbështetur kryesisht në rritjen e eksporteve, si pasojë e shtimit të kërkesës së huaj.
7. Australi
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Aukland në Australi, mesazhet nw celular që inkurajojnë duhanpirësit ta lënë vesin e tyre, kanë dyfish më tepër sukses. 9% e atyre që u përpoqën ta linin, hoqën dorë nga cigaret të inkurajuar nga mesazhet krahasuar me 5% të atyre që u përpoqën vetëm.
8. Francë
Ka marrë përmasa të mëdha kriminalieti në ishullin e Korsikës. Që nga fillimi i vitit 17 njerëz janë vrarë, i fundit është edhe drejtuesi i Dhomës së Tregtisë, Xhakues Nasher. Kryeministri francez, Zhan Mark Airol deklaroi se “Korsika është kthyer në vepër të mafies”.
9. Itali
Dy persona që mbanin të njëjtin emër dhe mbiemër, që kishin të njëjtën moshë e profesion dhe jetonin në të njëjtin qytet, i lidhte edhe e njëjta grua, motra e njërit dhe e dashura e tjetrit. Por vëllai Mateo Bixhi, të enjten vrau adashin e tij dhe të dashurin e sw motrws, i nxitur nga depresioni dhe xhelozia.
10. Britani e Madhe
Një studim i kryer nga Universiteti i Kuinslendit në Britaninë e Madhe tregon se u analizuan 120 mijë njerëz në përditshmërinë e tyre dhe përfundimi ishte se ata që kalojnë mesatarisht 6 orë në ditë para ekranit të vogël, kanë një pritshmëri të shkurtimit të jetës prej 4.8 vjetësh.
11. Kinë
Gjatë Kongresit të 18-të Partisë Komuniste Kineze, vetëm dy gra u zgjodhën si kanditate për të qenë pjesë e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të PKK-së. Liu Jangdong, 67 vjeçe, dhe Sun Çunlan, 62 vjeçe, janë të vetmet kadidate femra të këtij komiteti.
12. Siri
Komisioneri sirian për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se lufta civile në Siri ka shkaktuar 39 mijë të vdekur në 20 muaj. Të paktën 27 410 civilë janë vrarë që nga 15 marsi i 2011-s, ndërsa numërohen 9 800 ushtarë dhe 1 359 dezertorë të vrarë. 543 të tjerë nuk janë identifikuar ende.