Erla Mëhilli, shëtitja e parë me djalin

Dita

Dielli dhe temperaturat optimale të kësaj të shtune, duket se kanë ndikuar që Erla Mëhilli të nxjerrë për herë të parë në shëtitje të voglin e saj vetëm 2-muajsh, Akid.

Bashkëshortja e deputetit demokrat Keltis Kruja, është parë këtë paradite në xhiron e liqenit të Tiranës, krahas çifteve të të dashuruarve që si çdo vit, kishin zgjedhur kodrat e parkut të kryeqytetit për të festuar.

Ajo ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku tregon se është shumë e lumtur që në ditën e të dashuruarve, i gjendet pranë një dashuri e madhe.

Pas lindjes, Erla shihet vërtetë në formë!

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *