6 persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për grabitjeme armë.Ndalimi i tyre u bë gjatë operacionit policor të koduar “Ura e Gjanicës”.
Të arrestuar janë shtetasit E. Mecaj, N. Shkurti, E.Y, A. Tosku, E. Ngjesi dhe E. Llazi. Katër të parët akuzohen për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa dy të fundit për moskallëzim krimi.
Materialet lidhur me këtë çështje iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
