OKB: 50 mijë USD ndihmë personave të prekur nga përmbytjet

Dita

Kombet e Bashkuara në Shqipëri po monitorojnë situatën me qëllim përcaktimin e përgjigjes së tyre në bashkëpunim me partnerët e saj në qeveri.

Sipas njoftimit të zyrës së OKB në vendin tonë, mbështetja aktuale përfshin një grant emergjence në vlerën 50 000 dollarë amerikanë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) në ndihmë të rreth 250 familjeve më të prekura për një periudhë njëmujore. Kjo ndihmë do t’u shpërndahet në mënyrë të veçantë, familjeve më të varfra, familjeve rome dhe familjeve me kryefamiljare femra.

Në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë për popullsinë e prekur në jug të vendit, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi i UNICEF-it dhe një grup ekspertësh nga Programi Botëror i Ushqimit do të udhëtojnë drejt zonave të prekura ditën e diel më 15 shkurt 2015 për të vlerësuar nga afër situatën e personave të prekur nga përmbytjet, si pjesë të një vlerësimi të shpejtë për sigurinë e ushqimit, me qëllim përcaktimin e nivelit të mbështetjes me ndihmën e nevojshme nga OKB-ja.

Kombet e Bashkuara do te koordinojne perpjekjet me  Bashkimin Evropian dhe Banken Botërore për të mbështetur qeverinë në vlerësimin e demeve te shkaktuara  me qëllim  qe komuniteti nderkombetar te mbeshtese direkt masat e rimëkëmbjes së qëndrueshme të identifikuara nga qeveria shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *