Policia, në kërkim të atentatorit me biçikletë

redaktor

Prej të martës së kaluar kur atentatet me bomba të telekomanduara tronditën Tiranën dhe patën shënjestër familjen e ministrit të Brendshëm Tahiri dhe një komisar policie, në qeli ndodhet vetëm njeriu që shiti numrin e celularit nga dhe u bënë thirrjet në 3 prej bombave të telekomanduara.

Emirjon Gjuta, nga Kamza, pronar i një dyqani që shiste karta celulari dhe telefona, akuzohet se nuk bashkëpunon me policinë dhe pengon identifikimin e atentatorëve. Ai pas arrestimit tha se nuk e mbante mend se kujt ia ka shitur numrin celular, ndërsa sipas ligjit aktual, rrezikon 15-30 ditë burg për mos regjistrim të numrit me kartë identiteti, por kontrabandë.

Gjithsesi Gjuta ka bërë përgjegjëse vetë kompaninë që zhbllokoi numrin nga u bënë thirrjet, pa identifikuar përdoruesin. Prokuroria e Tiranës ka dërguar dosjen në Gjykatë për masën e sigurisë ndaj 26-vjeçarit dhe sot pritet të mbahet seanca, ku do kërkohet “arrest me burg”. Pritet që Gjuta të kërkojë lirimin, për shkak se mohon përfshirjen në këtë krim.

Atentatori me biçikletë

Policia e Shtetit është vënë e gjitha në kërkim të atentatorit me biçikletë, për të vetmin që ka pamje të qarta të videove, teksa vendos eksplozivët me telekomandë te farmacia e babait të ministrit, te ura “Vasil Shanto” dhe tek shkolla “Petro Nini”.

Megjithëse policia ka një emër konkret të dyshuari, nuk ka kryer asnjë veprim për procedim penal, pasi mund t’i dëmtohet hetimi për mungesë të provave të mjaftueshme. Pamjet nga kamerat kanë qenë të errëta dhe për më tepër e pamundur të pastrohet e gjithë fytyra e të dyshuarit që mban kapuç dhe biçikletë, por janë shquar detaje të fytyrës së tij në pjesën e dukshme. Gjithashtu ekspertët i kanë bërë një profil fizik dhe psikologjik atentatorit.

Mënyra se si ecën, si pedalin biçikletën, energjitë që ka, përmasa trupore, pesha dhe gjatësia. Një tjetër detaj ka qenë fakti i teshave që mbante veshur, por edhe i këpucëve. Një palë kambale që përdoren shpesh nga Policia dhe Ushtria. Nuk përjashtohet që ai të ketë qenë një ish-ushtarak apo ish-polic dhe gardist.

Por për fat të keq nuk ka lënë gjurmë të mjaftueshme, si të këpucëve, ashtu dhe ato biologjike apo të gishtërinjve. Autori është stërvitur mirë nga një specialist i elektronikës se si t’i rrijë kameras që e filmon, duke mos ngritur për asnjë çast kokën dhe duke qëndruar në profil diagonal.

Katër ngjarjet

Aktualisht është e provuar se kartat e celularëve janë blerë në aksin Laprakë-Kamëz. Numri që i aktivizoi u ble në dyqanin e të dyshuarit Emirjon Gjuta, tashmë i arrestuar. Në tre prej bombave është pikërisht ai numër që ka kryer thirrje, si për provë, ashtu dhe për aktivizim.

Një prej bombave u aktivizua te farmacia e familjes Tahiri, me dëme materiale, dy të tjerat për paralajmërim dhe mesazh nga grupi kriminal se mund të kishin shkaktuar edhe kasaphanë njerëzore pasi bombat u lanë te “Vasil Shanto” dhe “Petro Nini”, por nuk u shpërthyen. Tre tre bombat u lanë nga atentatori me biçikletë mëngjesin e të martës, në harkun kohor të tre orëve.

Ai erdhi nga Linza dhe u kthye përsëri aty ku bëri aktivizimet, me bashkëpunëtorët. Kurse bomba e katërt ishte me fitil zjarrpërcjellës dhe u hodh në shtëpinë e komisarit të Korçës, Alfred Numani, po me dëme materiale në pallat.

Bomba e parë shpërthehu te farmacia në 02:54, e dyta me fitil në 03:55, e treta te “Vasil Shanto” u tentua në orën 05:00 por nuk funksionoi dhe po kështu ajo te shkolla e mesme “Petro Nini”, megjithëse u gjet dy ditë më vonë.

Share This Article
3 Comments
  • Ah sikur te mos ishte ajo rruga qe policia e quan drejtim i pa ditur,me siguri do ta arrestonin vetem po te dorzohej duke ju shtrir edhe duat per taarrestuar.

  • Si ka mundesi qe prokuroria kerkon vetem 15 dite dhe gjykata e liron?! C’fare do te ndodhe qe eshe personi qe i bleu do te thote qe i shita por nuk mbaj mend bleresin e kashtu me radhe> Kerkoni denim te perjetshem per kete person dhe pastaj ai do te kerkokje vete te tregoje! Si e akuzoni vetem per mos tregim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *