Sot uniformat blu ndërmorën një aksion guximtar amvisërie për të pastruar mantelbardhët e ndotur nga rrobet tjera në gazep. Ndërhyrja diskrete mbante kodin sekret “Bluzat e bardha” Tek xhepat e mantelbardhit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 18 milion lekë të lashta dhe 350 euro të reja. Mantelin e bardhë tërhoqën zvarrë deri në oborrin e bujtinës të nervave përtace, që bluzat e pastra e quajnë neurologji. Ngjarja krijoi shumë zhurmë dhe poterja me decibelët shurdhuese, u përplas edhe nëpër pallate, brigje, rrugë, rrugica dhe dhiare. Duke kapur jehonën, që ushtonte kudo nëpër Vlorën e mërrolur, nxituan për ta përjetuar premierën edhe veshjet tjera: pantallonat, fustanet e gjatë, fustanet e shkurtër, minifundet e mëndafshit, xhaketat, palltot e trasha, xhinset blu, këmishat lara-lara, kombinezonet, zhelet, brekët, brekët e gjata prej leshi, tangat dhe në fund edhe çorapët. Të gjitha ato rrobe vështronin damkat e mantelbardhit dhe ashtu të hutuar, po gërmonin brenda vetes. Ata pyesnin se si mantelbardhi i nervave, kishte mundur të grumbullojë aq shumë lekë antike pa humbur nerva, sa me uniformat blu, u abuzua duke numëruar lekë thua se ishin bankierë!
Ato futën lekët në një qese për t’ i dërguar si prova tek togat e zeza dhe njëra prej tyre telefonoi me kryeuniformën blu. Krejt aksioni zgjati aq sa zgjatë një ndeshje seksuale në një zyrë të një politikani shqiptar, diku tri minuta, apo diku më pak se sa pat zgjatur paketimi plot ankth dhe nxitim i qindra milionëve euro gjatë ndërtimit të autostradës në Shqipëri dhe Kosovë, që pastaj syzat e zeza, i transferuan për këndellje dhe rehabilitim buzë Alpeve helvetike. Ata thanë se zhelet nuk duhet të brengosen fare. Paratë brenda vendit mund të vidhen edhe në bankë, kurse në bankat e Zvicrës, janë të sigurta, janë të strehuara mirë, nuk ftohen, nuk u bie fruthi, nuk qurrohen nga gripi, ajri është më i pastër dhe ato tufë-tufë dhe dalëngadalë, do të ktheheshin në atdheun, që ata e duan dhe çmojnë më shumë se jetën e vet.
Gjersa uniforma blu merrej me larjen e shpëlarjen e bluzave të bardha, u arratisën nga bujtina shumë pizhame me vija të trasha blu, disa brekë, disa brekushe dhe një çorap i vogël. Tri uniforma vrapuan për t’ i marrë brekushet dhe çorapën. Gjatë kësaj tollovie në rrugën kryesore lëkundeshin rrobe të ndryshme pas një qefini, që po emigronte pa pasaportë në botën tjetër për një jetë më të mirë dhe më të lumtur. Atij i kishte ardhur shpirti në majë të hundës dhe pastaj mantelet e bardhë, ia kishin fshirë hundën me një facoletë fët e fët, ia kishin hequr flamën dhe kishin telefonuar familjen duke kërkuar prej tyre ta merrnin qefinin me një arkivol.
Partia e kollareve blu sulmoi barbarizmin e uniformave mavi dhe metodat i shpalli enveroze. Ata përkujtuan kravatat rozë se kanë cenuar privatësinë e mantelit të bardhë, autonominë e xhepave, kanë cenuar dinjitetin e mantelit duke ia futur duart kudo dhe uniformat i quajti xhepash. Mantelet e bardhë ishin të pastër, thanë ata, tani i keni ndotur ju me sulmin. Ata madje shtuan se bluzat gjithmonë janë të pastra, por gjatë ushtrimit të detyrës, ato mund dhe duhet të damkosen nga zhelet dhe poçavrat. Ky është motivim dhe njollosja eventuale e mantelit, nuk është asgjë tjetër, pos mirënjohje, provë për shërbimin dhe profesionalizmin. Kështu disi pallavruan për media kollaret blu në selinë e tyre dhe vazhduan me kujën për mungesën e kanabisit sativa të freskët.
Shumë lapsa e shpuan dhe goditën atë çështje nga qoshe, mindere, divane dhe tryeza të ndryshme. Lajmin më interesant kësaj jave mirëpo, e solli njëri ndër kryelapsat më të mëdhenj të publicistikës kosovare. Ai gjatë e shqip shkroi se qytetari i Kosovës sipas konventave ndërkombëtare mund të zgjedhë vendin, vendbanimin dhe të dalin kur t’ u teket dhe të banojë ku t’ u pëlqejë atyre, me dokumente udhëtimi apo pa to, sepse e kundërta, do të thoshte pezullim dhe shfuqizim i lirisë së lëvizjes. Madje, kjo iu përplaska hatashëm në surrat konventave ndërkombëtare dhe atyre që kanë shkruar liritë dhe të drejtat e njeriut. Mund të hamendet se ky laps do të ndikojë mirë në motivimin e shpërnguljes duke përligjur pezullimin e sovraniteti dhe shpërfilljen e kushtetutave tjera, që kërkojnë leje qëndrimi apo punësimi. Shihet se këtë herë lapsi nuk ishte i mprehur mirë, por lapsat e kanë zakon edhe të konsumohen, topiten dhe të përdhunojë shkronja shkronjën. Të ngatërrohen. Domethënë t’ i kërcejnë njëra tjetrës, t’ ia humbin nderin, ta poshtërojnë ose për shembull të përndezet (eksitohet) “I-ja“ dhe t’ i ngrejë fustanin „A-së” sa dëgjohet vetëm një onomatope apo një klithje iiiiiaaaaa si pasojë e tutës së befasishëm, që mund të shqetësojë ndonjë uniformë apo mobilizojë ndonjë xhaketë e xhinse naive në drejtim të gabuar. Me një fjalë, ata që kishin humbur rrugën në oborr, lapsi ua lëshoi një navigator në dorë.
Shumë lapsa tjerë në Shqipëri u morën me tufën e qimeve të gjata mbi buzën e sipërme të kravatës sipërore. Ato qime tani gjenden të strukur diku në territorin e Shqipërisë dhe kravatat rozë janë duke hetuar vendndodhjen. Ish-mustaqen, para se të rrëshqiste barkas drejt zyrës së kryetarit, nuk e njihte askush apo vetëm dikush. Ndoshta vetëm familja. Ai nuk kishte falur vendit ndonjë kontribut, që mund të shihej, përshkruhej, imagjinohej, vizatohej apo fotografohej. Ishte anonim. Anonim si Petriti për shembull, që në mars do të nxjerrë kopenë nëpër sipërfaqet kullosore të Malësisë së Madhe. Zakonisht në vendet tjera kryekravatë bëhet një personalitet i njohur, me dinjitet, me integritet dhe vepër. Një kravatë që njohin të gjitha rrobat për shkak të urtisë së tij. Mustaqen e njohën stofrat shqiptare, kur kryekollarja blu, e abortoi si kryetar. Për këtë pat vendosur kryekollarja e Partisë Demokratike, me prejardhje nga Partia e Punës, notuesi më i famshëm i Shqipërisë, që në kundërshtim me ligjet e evolucionit, çdo vit thyen rekordin e vet dhe për disa minuta, brekushet e reja, lënë pas vete brekët e vjetra. Aq sa më shumë mplaket, aq më shpjet noton. Aq sa më shumë vjetrohen brekët, aq më shumë qëndrojnë mbi ujë duke sfiduar gravitacionin me metoda të panjohura për shkencën. Pas notimit sekret shfaqet ai në lungomare duke buzëqeshur me dy duar të ngritura si Tarzan dhe pret impresionimin e kollareve blu.
Kollaret e Kosovës hoqën qafe një pjesë bukur të mirë të tirqve; i zbritën ngadalë nga supet me shumë kujdes dhe i futën në autobus. Lapsat kosovarë prisnin nga Vetëzhvendosja protesta kundër të pames në Serbi, por nuk e bëri. Kravatat e saja ishin duke festuar largimin e shajkaçës. Mirëpo, nuk mund edhe të pohohet se qëndruan krejt këmbëkryq, ata së paku sollën një autobus në qendër dhe ia ofruan arratisjen falas kravatave të vendit tok me rrobet tjera. Madje ideologu i tyre u tha xhaketave se VW, Mercedsi, Opeli, Simensi, Bosch e koorporata tjera në Perëndim, punësojnë tirq ilegale që dëshirojnë të punojnë për ca lekë të dëshpëruara. Nuk nevojitej njohja e gjuhës, nuk nevojitej aftësimi profesional, por nevojitej vetëm përkatësia kosovare, sepse këta ishin më elastik, më të përdorshëm dhe më të përkulshëm se sa emigrantët tjerë. Ai madje sqaroi se të tirqit kosovarë po ushtronin trysni marramendëse kundër sindikatave në Perëndim, siç kanë bërë me plot sukses edhe kundër kleptokracisë në Kosovë. Kështu disi gjepurosi kravata e Vetëzhvendosjes në Vajazanin e Rexhep Qoses.
Në mëmëdheun e Çajupit ka ndryshuar shumëçka, por jo mënyra se si bie koka tek toka: edhe sot janë në përdorim pistoletat, thikat dhe bombat. Në atdheun (Kosova nuk njeh nanadhe) e Rugovës ka shumë ndryshime dhe mutacione, madje edhe rezistencë sporadike të dhunshme, por tani i është shtuar si dukuri edhe arratisja aktive, tok me xhirimet filmike dhe fotografimet nga media. Ata po filmohen dhe fotografohen në çaste shumë emocionale, prekëse duke u hallashtisur dhe duke u hallalluar me uniformat blu kosovare, me uniformat blu serbe dhe me uniformat blu hungareze, pikërisht ashtu siç e kërkon dhe urdhëron tradita dhe zakoni burrnor i Ballkanit. Ballkan të qofsha fal, të kam babë e më ke djalë, do të kishte thënë R. Qosja.

I kishte pire ilacet ky Naseri kur shkroi kete artikull???!!!
O qifoo ik narko ni gamor me dru se po ti dhane ilacet ty do behesh AISHTAJNI??
Naser
ama jo brekushe e corape,per qefinin e ke fjalen besoj per dottore SB.
Me pelqejne gjithmon shkrimet e tua..
Bravo Naser ,Bravo !!!!
ai rasti i atij qe ka vetem bluzen te bardhe ,nuk di pse u hesht totalisht nga te gjithe
kane vendosur njezeri qe vetem Beqja nuk ka dinjitet .
kane dinjitet te gjithe te tjeret ,po na bindin qe qenka kultura e Ballkanasve te japin /marrin bakshish .Ti japesh 2 mij lek se kenaqesh me sjelljen ,sherbimin dhe te te kerkojne 500 mij lek sikur te mos mjaftonte vetem halli qe te con te neurologjiku …qenka kulture ballkanike
Keta po e zhbejne njeriun ! Jemi te gjithe per te Neurologjiku !
Dita me nxirr ndonje nga keta qe kane vetem bluzat e bardha qe me shet moral ,
ma nxirr!!!!
Poshtersi ngelet ajo qe po luhet me Kosoven .Poshtersi me e madhe nuk ka si ti behet atij vendi ,shteti ,apo di une cfare keni .
Nuk mjafton nje gazete ,nje liber per tu pershkruar cfare na shohin syte .
Kam nje familje ketu te CRVGI .Ka kontribuar ne lufte ,ka ardhur me plage plumbi ketu .Perfituar azilin .Kthyer vullnetarisht se Kosava u be …U KRY BACE !
Lere se cfare kane hequr ne Hungari ,detyruar te kerkojne azil ,ndare nga femijet .4 femije kane …2 cika si Shote Galica ….djalit emrin Flamur ja kane vene .
ah ,si nuk ju fshin mortja me gjithe flamur u thashe …
“mos hej burrnesh ,mos e ul vedin aq poshte ,mos e tradheto Jugun e Ismailit …
ah mor xhaje ,Ismaili ju la ,ju la jashte qysh ateher “Fatet e popujve te vegjel ,kalojne neper dyert e tragjedive te medha ” ….kete se kupton .Une i thashe qe sot quhet Dublin,ajo qe tha dje Ismaili …kane kerkuar azil diku tjeter ,kerkesa nuk merret parasysh .Po ata na detyruan me zor me tha .Po nuk kane prova per kete .Ah ,marrosje kolektive ,Europe ti kurva e motit dhe lavire qeveri qe na drejtojne .Ah ,sikur te kisha nje grusht te forte !!!!!!
Do gjej zgjidhje per Flamurin e vogel , po per gjithe flamuret e tjere si do behet ??
Ngelem syrgjyn gjalle e syrgjyn vdekur ky vigan [mashtrim] Liberator .
eshte politike dhe e mirorganizuar “arratisja” e filmuar .
pak me e filmuar ajo e shqiptareve prej Shqiperise .
po na bejne “shprehje gjeografike” dhe aspak nuk eshte se nuk e meritojme .
sikur te na kishin kursyer ate flamurin e Marigose qysh ateher ,nuk do shkruanim 1 shekull tragjedi ne kurriz dhe ne emer te Flamurit !
nëse mund të degradohet polici në Uniformë e doktori në mantel, mund të emërohen atëherë të gjithë me rrobe…
Mos u tut he burrnesh ..Desert roze.. po te ndegjosh te tjeret per ne shqiptaret cfar thone, te hik truni..