Nuk e kuptoj se ku duan të shkojnë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Duke ndjekur ngjarjet e ditëve të fundit më vijnë ndërmend fjalët e z.Kundera. Në veprën e tij “Mos dija” apo injoranca, ai cilëson: “Ajo ka e mund të përdorë vetëm një armë, dhunën.” Në Shqipëri, për fat të keq, e për faj të rrethanave gjeo-historike, kjo ndjesi apo ky mentalitet na ka rënduar së tepërmi.

Nuk më shkon për shtat të perifrazoj Konicën para 100 vjetësh, por sot është e pafalshme. E pikërisht sot ne vazhdojmë të përdorim këtë mendësi absurde. Si mundet që një parti e ashtuquajtur “demokratike” të inkurajojë me fjalë e vepra një përdorim të tillë dhune që do të turpëronte çdo qytetar që mund të skuqej nga turpi? Unë nuk arrij të kuptoj se ku duan të shkojnë.

Si nuk po kthehen në realitetin e kohës që jetojmë? Në mos po do t’u duhet të përjetojnë dështimin e pashmangshëm të mentalitetit të tyre të dalë boje. A thua të jenë aq defiçentë sa mos të kuptojnë çmendurinë e tyre? Them se po. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *