SHËNIM: Edi, ky bari!

redaktor

Është ndër më provokueset fotoja e Ramës me një qengj ndër duar, së cilës mund t`i qasesh në disa drejtime.

Pamje të tilla, duket sikur vijnë nga një kohë kur i hasje me shumicë në organe mediale të socrealizmit, si: Shkenca dhe Jeta, Ylli apo Bujqësia Socialiste, ku në pozitën baritore të Ramës, do ishte ose një bari, i diktuar nga fotografi ose ndonjë sekretar partie aty pranë për të sajuar buzëqeshjen e rastit, ose ndonjë agronom në rolin e një nëne të dhembshur për pjellën e saj, ose ndonjë kuadër i lartë komiteti, që pas inspektimit, nuk i mbetej veçse të gjente prehje tek përkëdheljet e shelegut të brishtë.

Ndërsa vetë Rama i shumë viteve më parë, po ta kishte marrë si lëndë të parë një foto të tillë, do kish sajuar ndonjë kryevepër letrare të ironisë. Megjithatë, nga vetë konotacionin i gjërë që ka fjala ‘bari’, ku anon sa nga një etiketim përçmues, e sa nga një etiketim nderues – bari shpirtërash, siç e hasim në vokabularin fetar; ose bari në kuptimin e aftësisë menaxhuese të një tufe, për të mos e lënë që ta hajë ujku e që ta jap maksimumin e produktit – Rama e ka për sfidë që të zgjedh se ç`lloj bariu dëshiron të jetë: ai që, maksimumi i maksimumit, di vetëm se nga lidhet gomari; apo ai që zotëron një tufë për ta patur zili, të urtë, të butë e produktive, që as në ujk nuk katandiset, e as ujku nuk ka ç`ti bëjë?!/E.Hoxha

Share This Article
5 Comments
    • fol per veten tate o detari@,,,,mbaje te pazevendesueshmin edhe te mrekullueshmin sic mban mark.uk salen………..!!!!!!!!!!

  • Fotoja e Rames me nje Qingj ne duar eshte shume jetesore dhe kuptimplote!
    Eshte nje e drejte e tij si Kryeminister edhe i kesaj Popullsie te goditur nga Fatkeqsia e Natyres, te perjetoje gezimin e mirenjohjen!
    Ndersa ti Gazetar E.H., ja ke fut kot me nje sallate qe nuk e ha as Derri , as Lopa dhe Qengji jo e jo!….

  • Le te thon e shpifin si te duan disa.E verteta eshte se Edi Rama eshte nje kryeminister qe i duhet shiperise.Ai ka vizion te qarte,dhe shtetin do ta beje shtet.Populli shqipetare ka besim te madhe te ky kryeminister.Nuk mund te harroi populli Sali Berishen qe punoi vetem per njerzit e oborrit,dhe familjes se tij,vodhi pa limit,aq sa la ne fukarallek te madhe gjithe popullin e ketij vendi.Mos ardhet kurre ajo dite qe pd-ke dhe Saliu te vij ne pushtet.Ardhja e tij edhe njehere,shqiperise do i vihet flaka ne te kater anet ,se ai do nxjerr inatin e atyre qe nuk e votuan.Ai eshte bere bishe e terbuar.Eshte antishqipetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *