Me pankarta në duar, “Pallati është Parti”, “Padia Vret” dhe “Mbroni Kufijtë e Parkut”, aktivist të shoqërisë civile e qytetare kanë protestuar pranë digës së liqenit, për ndërprerjen e ndërtimit të pallatit 17 katësh në digën e liqenit.
Ndërkohë pritet në ditët në vazhdim një përshkallëzim i protestave të shoqërisë civile për mbrojtjen e digës së Liqenit,në përputhje edhe me konventat ndërkombëtare.

Isha atje. Protestë e drejtë por e rrethuar nga popull që shëtiste krejt indiferent ndaj asaj çka po ndodhte aty. Ne s’kemi shpirt qytetar! Ne s’jemi qytetarë. Ne jemi “qyqarë”! Neve mund të na sundojë kushdo,edhe një idiot më idiot se saliu! Tung!