Gjithçka nisi nga një shkrim në anabel.al, ku thuhej se fituesja e edicionit të katërt të “Dancing..” Lori Hoxha, nuk ishte shpërblyer me apartamentin e premtuar, edhe pse kishte kaluar një vit nga përfundimi i spektaklit.
Kaq do të mjaftonte që producentja Holta Dulaku të shpërthente në një status në facebook, ku veç botueses së Anabel, Dalina Buzit, ajo sulmoi edhe Lorin e mamanë e saj Vjollca Hoxhën – shkruan portali online lapsi.al
Një natë pas finales së “Dancing With the Stars” Holta Dulaku akuzoi presidenten e Top Channel si “fajtoren” që Lori nuk e kishte marrë apartamentin dhe shkruante se atë apartament, Lori e kishte fituar nga votat që punonjësit e TCH ishin detyruar të paguanin, për trashëgimtaren e të ndjerit Dritan Hoxha.
Pa kaluar 24 orë nga bërja publik të statusit, Lori Hoxha reagoi duke e quajtur të degjeneruar, dhe shpifje, gjithçka pretendonte producentja Dulaku.
Ajo u shpreh se kjo çështje do i kalonte gjykatës: “Meqenëse zonja producente zgjodhi mënyrën më të shëmtuar, unë këtë nuk e bëj dot, por ja kam lënë në dorë avokatëve të familjes pasi shpifja dhe prishja e imazhit nuk janë të pranueshme me ligj.”
Sherri i nisur në facebook e më pas i pasqyruar në median online, mësohet se do të ketë zhvillime reale edhe në dyert e gjykatave.
Këtë fundjavë, suplementi rozë Bluetooth bëri me dije se edhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, është e vendosur t’a ndjekë çështjen në rrugë ligjore: “Unë nuk kam asgjë për të thënë. Nuk merrem me statuse “Facebook”-u, e as me mediat online, çështjen me zonjën Holta Dulaku do t’a zgjidhë gjykata, çështja i ka kaluar tashmë në dorë avokatit tonë”.
Po ashtu, suplementi i së shtunës, shkruante se Holta Dulaku ka depozituar padinë për botuesen e Anabel: “Dalina Buzin ka tre ditë që e kam hedhur unë në gjyq për shpifje. Ajo po që shpifi, jo unë.”
E kontaktuar nga portali lapsi.al, Dalina Buzi thotë se nuk i ka mbërritur asnjë fletë-thirrje për në gjykatë. Por, ajo shton se nëse gjithçka është e vërtetë për sa shkruan Bluetooth, atëherë edhe ajo do të ngrejë një kundërpadi për prishje imazhi.

ikni se late nam… epo kjo kohe erdhi, nuk ju thote njeri puna e mbare… paskeni dhe avokate familjeje!!!
kjo legenja nuk i mjaftoi qe qe fitoi pa merite po dashka edhe apartamentin,,,po ta japi mami oj legene mos iki ke tajvani te lozi nat per nate,,,,,ajo len nga 1 apartament cdo nate atje,,,,,edhe shume te drejte ka regjizorja se ashtu i ke marre vota me dhune,,,,nuk ju pelqen se po ju dalin te palarat ne shesh,,,,,beni edhe pak qejf sa te jete kallomi se te p,,,somes keni me shku edhe ju bitch-et e vogla,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!
Ja cfare pronare mediash kemièHolta Dulaku, Irfan Hasan Hysenbelliu,,,o mjere vendi ne dore te kujt ka ra.
Per ca ka fituar Lori? Per drejtim bananesh apo perkulje leve? Po ik o gazetar na jep nai lajm nga bota e madhe shqipetare cna hapni barkun me kto njoftime per kronike te zeze..
Pse ca kujtoni ju se po u hapet barku per nje apartament????
interesat ekonomike jane me te kamufluara,nje lufte e ftohte Klanesh,me Teme Dwths.
Fitorja e luftes mediatiko-ekonomike eshte e garantuar ne anen Dulaku/kolaneci,Topi Kanal-ajve ku Borebardha ka 6.5% te aksioneve eshte nje adminstratore e mire,KAQ,me shume kerkon kot.
Klyshja e llastuar e bllokut esht origjinaleeeee aahahaaaahahaaahahaaaaaahahaaaa….Brekpalara Holta Kolaneci mashtrusja ordinere famoze e Vizionit hedh balt.Gjyna mendja kokerr gruri