Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Marrinat e Çilit

Nuk të njoh nga afër,
Por të kam shumë mik,
Se je personazh,
Krejt humoristik!

Dua apo s’dua,
Të kam pjesë të lojës,
Nga tipa si ty,
Nxjerr bukën e gojës!

Dikur nga ty ika,
Në një shkretëtirë,
Aty s’kishte Çilër,
Dhe isha fort mirë!

Po eja më thanë,
Kthehu o poet,
Se Çilja s’është dukur,
Ka ca kohë që s’flet!

Nga ty ika Çile,
Se ti m’u patakse,
Po për dreq sa erdha,
Sërish m’u fantakse!

Ti je kon’e vockël,
Lehtë në të kafshuar,
Se dhe në marrina,
Je i moderuar!

Me ty mund të mbush,
Volume të tëra,
Po mbi gjithë marrinat,
M’u fiksua njëra!

Ngaqë kishte kohë,
Që nuk ishe shfaqur,
Dole edhe shkrove,
Krejt i vetëkënaqur!

Shkrove: “Jam i lumtur,
(dhe ishe vërtet),
se kjo Republikë,
njerëzit nuk i vret??!!”

Çile firauni,
Na trego si ngjau,
Atë ditë janari,
Njerëzit kush i vrau?!

Unë s’të shaj si Tani,
Nuk të them legen,
Po thjesht po të pyes:
“Mos je gjë alien?”

Mos je gjë alien,
Që jeton mes nesh,
Dhe s’i kupton vrasjet,
Që u bënë në shesh?!

Po unë s’jam si ty,
Mbi “i” e vë pikën,
Dhe e shoh krejt ndryshe,
Nga ti Republikën!

Ajo përmbi popull,
S’hodhi karamele,
Po një breshër plumbash,
Ndaj është KRIMINELE!

Republika-fatin,
Na e bëri gogël,
Ndaj mos lih o Çile,
Si kone e vogël!

Si kone e vogël,
Mos lih o katran,
Se je firmë e parë,
Në Europian!

Ç’u thua studentëve,
More Çile nxiri:
“Nuk është aq i zi,
Sa ç’duket qymyri?!”

Dhe që ta sqarojmë,
Meqë erdhi fjala,
Qymyri, o Çile,
Pa dyshim është Sala!

Ndaj ke marrë mbi vete,
Mision të vështirë,
Kërkon që të zbardhësh,
Thesin me qymyr!

Kërkon që ta zbardhësh,
Karfosur në frak,
Po është e pamundur,
Se je një nxirak!

Se je thjesht nxirak,
Një me maskarenjtë,
Dhe ne na pandeh,
Nga më budallenjtë!

Ti pandeh se neve,
Jemi me tru lope?
Të rëntë një shashkë,
Drejt e m’u në tope!

Të rëntë një shashkë,
Pak të përvëlohesh,
Që për kriminelët,
Mos të masturbohesh!

Që për kriminelët,
Mos të masturbohesh,
Dhe kur prapë të flasësh,
Pakëz të mendohesh!

Mos na shesësh krundet,
Më për kallamboq,
Janë vrarë katër njerëz,
S’janë vrarë katër zogj!

Share This Article
11 Comments
  • E ke gdhendur kete Klloun,
    Kete Eunuk,
    Kete Bythlepirës,
    Kete URJAH HIP…

    Siç e shikon , i dashur Poet, i kam shkruar me shkronje te madhe keto epitete!
    Se Çili eshte tipi me i poshter , prototipi Kurvës, i shthurjes se moralit njerzor!
    PENA TOP, MIKU IM !
    PENA TOP , MIKU YNE !
    Ka gjithnje e me shume shqiptare, vargjet e tua i dine permendesh!…

  • NAIM SUMLEPIRSI CILI I KUQ = KAL meriton shu me shum se kaq se esht fshatari me shpirt zi i te gjitha koherave= legen materniteti

  • Bukur fort i ndritur poet! As Dantja nuk mund te vargezoje kaq mrekullueshem. I derdhe ne bronx per te mos u harruar “portretet” e pisave te ketij vendi fatkeq.

  • te lumte o Arben per poezine e ngritur ketij kopili te gjetur ferave te Labinotit e sheko cben. Po te ishte kopil gjetur ferave te liqenit artificial te Tiranes aj ta degjoje se do e kapte nje kategori me e larte e atij te qytetarit e jo te fshatarit .Pasaj fshihet ere pas here pas topeve te Canit te atij ajvanit.

  • Arben DUKA ! Ti nuk je thjesht poet ose poet i mire… Ti je luftetar, qe e perdor ne menyre brilante armen qe ke dhe sidomos ne kete kohe… Te uroj shendet dhe bereqet !

  • Je i madh vlla ! Plehera ,nderroi dhe emrin qe te dukej qytetar. O zot, keta te ndyre kane komplekse per origjinen, per familjen nge vijne , se jane plehra !
    Shkrimet e tuaja jane brilante, dhe na frymezojne maksimalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *