The Economist: Gjermania i bën dëm Europës, botës dhe vetes

redaktor

“Që nga Uashingtoni deri në Athinë, politikanët dhe ekonomistët që në shumë raste kanë shumë pak të përbashkëta, bien dakord në një pikë, që Gjermania, nën mandatin e kancelares, Angela Merkel, po gabon në politikat e saj ekonomike”, thekson “The Economist”.

Autorët shtojnë se “Forca në dukje e Gjermanisë, nivelet e ulëta të papunësisë, rritja e qëndrueshme dhe një buxhet federal i ekuilibruar, fsheh gabime politike dhe dobësi”. Gabimi i parë ishte insistimi që vendet e eurozonës me probleme, si Greqia jo vetëm duhet të implementojnë reforma strukturore në ekonomitë e tyre, por njëherësh të reduktojnë shpenzimet dhe borxhin.

Problemi i dytë është kombëtar, shpjegohet në revistën amerikane. Për shkak të normave të ulëta të interesit, tani do të ishte një mundësi e artë për të kërkuar më shumë borxhe dhe për të investuar brenda vendit, në Gjermani. Kjo do të sillte lulëzimin e ekonomisë dhe një stimul “keynesian” për të gjithë eurozonën, precizojnë autorët. Për më tepër shtimi i investimeve mund të ndihmojë në zgjidhjen e një tjetër çekuilibri në ekonominë gjermane: suficiti në llogaritë rrjedhëse, më i madhi në botë, që ka vendosur një tjetër rekord në 2014-ën me 250 miliardë euro, mbi 7 % e PBB-së.

Në bazë të përkufizimit kjo tepricë mat teprinë e kursimeve mbi investimin. Investimet e mëdha tkurrin suficitin, apo dhe e zhdukin atë. Një mendim i tillë mbështet edhe në Gjermani. Marcel Fratzscher specialist në Institutin për Kërkime Ekonomike në Berlin mendon se fuqia e Gjermanisë është një “iluzion”, për shkak të “hendekut të investimeve”. Investimet publike në Gjermani, të ndarë mes qeverisë federale, shtetërore dhe lokale kanë rënë nga 6 % e PBB-së në vitin 1970 në 2%.

Por ekonomistët e tjerë gjermanë janë skeptikë në lidhje me pretendimet për mungesën e investimeve. Christoph Schmidt, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve Ekonomikë, këshilltar i qeverisë, pohon se treguesit e investimeve të shprehura në përqindje të PBB-së mund të çorientojë kur krahasohen në kohë dhe në vend.

Arsyeja kryesore për investimet e ulëta të brendshme, thotë Michael Hüther, drejtor i institutit të Këlnit thotë se është pasiguria dhe nervozizmi mbi të ardhmen. Ankthi i vazhdueshëm për Greqinë dhe rënia e euros kanë qenë veçanërisht të rrezikshme. Nga ana tjetër çështja e Rusisë, e cila është ngatërruar komercialisht me Gjermaninë më shumë se sa me ekonomitë e tjera të mëdha perëndimore, kanë ndikuar negativisht në klimën e biznesit. Megjithatë problemi më i madh për shumë biznesmenë mund të jetë zhytja në terr e politikave qeveritare.

Share This Article
5 Comments
  • GJERMANIA ESHTE I VETMI VEND PERENDIMOR ME “KEMBE NE TOKE”

    PASI NUK KA BORXHE ME SHUMICE.

    KJO KRIZE ESHTE KRIZA E BORXHEVE DHE ESHTE QESHARAKE TE THUASH SE MUND TE ZGJIDHET DUKE U FUTUR ME TEJ NE BORXHE.

    TE GJITHE ATA QE FLASIN KETO FJALE PER GJERMANINE, JANE TE FALIMENTUAR PER VETE DHE DUAN TE FUSIN NE KOSH EDHE GJERMANINE.

  • Problemi ne Gjermani jane rumunet dhe bullgaret, qe po punojne si skllever, duke u paguar shume pak, qe si pasoje ka shkaterruar tregun e punes, sidomos ne ndertim.
    Ne qofte se qeveria gjermane, nuk ndalon pabarazine qe eshte shfaqur, do te kete pasoja katastrofale.
    Nje fakt.
    Nje biznes i vogel i regjistruar ne Gjermani, paguan 20% +20%+19%+BG, te gjitha duke u llogaritur ne brutto.
    Por nje biznes qe eshte regjistruar ne Rumani pershembull, per 1 vit spaguan asgje+qe edhe fallsifikojne dhe pasojat jane te dhimbshme, ne qofte se nje biznes gjerman per nje produkt, jep nje oferte 200 euro, nje rumun apo bullgar, jep nje oferte 80 euro, qe me detyrimet e pagesave qe jane ne Gjermani, smund te punosh me cmimin qe punojne rumunet e bullgaret, ose duhet te punesosh, punetore ne te zeze.
    Zgjidhja.
    Zyra e punes ne Gjermani, duhet ta beje me ligj, qe cdo biznes qe punon ne Gjermani, qofte edhe ky i huaj, duhet te paguaje sistemin e sigurimeve shoqerore dhe taksat, ne Gjermani, ne qofte se behet kjo, atehere do te kemi nje konkurence te barabarte, ndermjet bizneseve.

  • Shkrim idiot qe fshihet pas emrit “The economist”. Nuk spjegon se perse nuk duhen pakesuar shpenzimet dhe borxhi dhe po ashtu ben thirrje qe Gjermania te marre borxhe qe te stimuloje gjoja investimet?! Duket ashiqare qe eshte nje shkrim i porositur nga fajdexhinjte nderkombetare, qe duan te fusin ne tentakulat e tyre edhe Gjermanine.

  • Horri i bulevardit ne Gjermani asht me ligje paka ma e ulte 8.5euro ne ore edhe per magjypet rumune e bullgare qe nuk kan mend te punojne vetem te vjedhin.

    • Ne ndertim, paga eshte jo me pak se 11,05 euro ne ore, por rumunet dhe bullgaret panvaresisht se ne letra kane kete shume, nuk marrin me shume se 6-7 euro ne ore, vetem ndonje mjeshter, mund te marre 10-12 euro ne ore.
      8,5 euro ne ore, eshte limiti, qe paguhen per profesione me te lehta fizikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *