Çfarë është “Korridori i Kaltër” dhe vështirësitë e Shqipërisë për të qenë në një ritëm me fqinjët

Bledar Lumani

“Korridori i Kaltër” është një projekt rajonal, që për Shqipërinë do të thotë një autostradë të re përgjatë gjithë bregut nëse avancon si projekt.

Ai lidh bregdetin Mali i Zi me bregdetin grek, nëpërmjet Shqipërisë dhe shihet si i financueshëm nga fondet e BE për vendet kandidate, – raporton revista ekonomike Monitor.

Në tokën shqiptarë disa segmente të projektit janë të ndërtuara, por për disa të tjera që duhen nisur rishtas nuk ka ende as studime fisibiliteti.

Këto të fundit janë programuar të mbyllën këtë vit për të hapur rrugën e financimeve.

Për zhvillimin e këtij projekti Shqipëria është edhe nën presionin e vendeve fqinjë me të cilat duhet të paraqesim projekte të njëkohshme në BE.

Por Shqipëria e ka të vështirë edhe këtë pjesë.

Projekti i rrugës pritet të ketë një gjatësi prej rreth 350 km dhe mund të ndahet në këto segmente duke filluar nga Veriu: Velipojë – Shëngjin, Shëngjin – Patok, Patok – Durrës, Durrës – Divjakë, Divjakë – Seman, Seman – Vlorë, Vlorë – Dhërmi, Dhërmi – Sarandë, Sarandë – Butrint.

Për segmentin Velipojë – Shëngjin, ka një kosto të llogaritur prej 40 milionë dollarësh amerikanë.

Për pjesën tjetër, nuk ka asnjë studim fizibiliteti në dispozicion.

Kosto e plotë e këtij projekti mendohet të jetë mbi 400 milionë euro.

Ideja është caktuar si prioritet në Instrumentin e Paraanëtarësimit (IPA), çka shton shanset për financimin e tij në kuadër të integrimit në BE

Share This Article
10 Comments
  • Ky po!
    Ky eshte investim qe e kthen Shqiperine ne nje vend i d e a l per Turizmin, nje lloj si Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia!…
    Kjo Autostrade do te thote qe europianet, gjermanet, hollandezet zvicerianet, danezet, suedezet, por dhe polaket, çeket, sllovaket, hungarezet, te vijne ne Shqiperi dhe per shqiptaret kjo te jete nje Miniere e Vertete F L O R I R I !…
    SA MË AFER BREGUT TE DETIT QE TE JETE E MUNDUR !…
    Kjo do te thote qe shqiptaret te rrojne me turizmin familjar, nje lloj si kroatet!….
    Rasti me ka rene te takoj nje specialist shume te mire te rererave te Mesdheut.
    Udhetonte me mua ne taksi.
    – Nga je ?- me pyeti, duke dalluar theksin tim te gjermanishtes.
    – Albanien ,- i thashë.
    – E di ti që Albania ka rëren më te mire ne gjithe Mesdheun?!… më pyeti.
    – Që ka rërë te mire e di, i thashe, -por gjithe vendet mesdhetare nuk i kam pare, ju pergjigja.
    -Une jam specialist i studimit te rerave, RERA JUAJ MUND TE KRAHASOHET DICKA ME QIPRON, POR AJO ESHTE ME E MIRE, SEPSE KA SHUME JOD, SHUME KRIPË DHE VENDE-VENDE KA DISA ZONA KU RERA E THATE SHKON DERI NE NJE METER….RERA JUAJ ESHTE GRI NE TE BARDHE SI AJO E KARIBIKUT….
    Dhe kjo eshte e Vertete.Akoma me i bukur eshte bregdeti yne po te llogarisim Rivieren e cila, ndryshe nga bregdeti kroat , ka gjithandej uje te pijshem, Uji i Ftohte ne Vlore, Borshi, Syri Kalter eshte nje perle europiane!…
    Po ne Shqiperi duhet te ndertohen krahas Autostrades edhe Aeroporte te vegjel, per avione turistik Çarter….
    Me mrekullon ky lajm!…
    Jepi Edi Rama, kjo este nje Shprese e madhe,
    NJE DITE ME DIELL PO VJEN DHE PER SHQIPERINË!….

  • normal qe kemi veshtiresi.
    Askush nuk punon ne zyrat tona.
    te gjithe e kane mendjen te bejne politike nga kryeministri dhe shefi i opozites tek zyrtari me i fundit dalkauk i administrates.
    edhe nja dy kokrra qe punojne detyrohen te punojne deri ne 2 te nates derisa sfiliten dhe dorezohen.
    te tjeret e kane mendjen te bejne statuse ne FB qe ti lexoje Rama ose Berisha sipas kampeve.
    Vete lideret e kane mendjen te dalin ne TV.
    Fshati Shqiperi nderkohe eshte kthyer ne vitin zero me rruge gjithe gropa ku ecin makinat nga 100 mije euro te politikanve dhe biznesmeneve
    Respekte Dita

  • O Thano i dashur, mos u lodhni kot.
    Kush do ti coje perpara propjektet mor aman?
    Gjithe retorika qe prodhon Shqiperia eshte cfar tha Rama, si ironizoi Blushi, ku ja futi pordhes sot Berisha.
    Muhabete shkrimtaresh te deshtuar dhe piktoresh
    Keto pune duan mendje dhe logjike ekonomistesh e menaxheresh jo pallavra snobash qe e kujtojne shtetin loder ne rrjetet sociale

  • Kemi qe ne rilindjen e periudhes se pare qe na eshte thene ”LUM KUSH TE ROJE TA SHOHE ZONJE” te kete ardhur ajo dite valle. Se neve edhe mund te mbetemi perseri krunde po qe se ndertimin e mer po ajo firme ndertimi qe beri rrugen e KOMBIT.Shaka nuk eshte me keta pushta qeveritare neve si popull ala ke ura do te jemi. Eh sa gjera po behen ne kurizin tend oooo popull,,,,,,,,dale,dale se skini pare gje akommmmmmaaaaaaaaa……….

  • Natyrisht eshte project i mirepritur,por gjthmone nuk mund te kete rendesine qe ka projekti TAP-it.Lidhir me financimin e Koridorit te Kalter ne rreshtin e fundit shkruhet:”çka shton shanset për financimin e tij në kuadër të integrimit në BE ”
    Te sqarohet me mire.Nuk mendoj se BE hedh para pa fitim,apo ca me pak pa kthim(shikoni rastin e Greqise).BE jep kredi dhe financon ato projekte qe ajo te fitoje vete ne radhe te pare,nderkaq llogarite e fitimit i bejne kredimarrsit,pra Shqiperia.Ta marrim vesh njehere e mire:BE nuk eshte institucion bamires, ajo kerkon vetem te fitoje.Kredite me terma te buta,per efekte studimore dhe ristrukturimi per anetarsim i jep BE me kushtin qe ti menaxhoje po vete,pra te paguhen zyrtaret europiane te seminareve dhe workshopeve,ndersa si borxh i mbetet shtetit tone,keto gjera jane te qarta tashme per cdo shqiptar.
    U zgjata pak ne kete koment per te dale tek nje tendence ketu tek ne Shqiperi, qe ka per qellim ta paraqese BE-si plakun e vitit te ri qe jep dhurata.BE si institucion kredidhenes mund te konkurohet edhe nga shtete te vecanta te botes.Kjo varet nga puna e zyrtareve shqiptare, se sa te afte jane ata per studime e projekte dhe per gjetjen e financimeve me terma sa me te buta , me afate sa me te gjata.

    • Jo Darius,
      mos e shiko me syze te errta!
      Projekti eshte mbare europian!
      E financon Europa dhe e ndertojne Koncernet e saj!….
      Kam pare se sa shpejt e ndertuan kete Autostrade ne Bregdetin Kroat!…
      Ishte nje terren shume i veshtire, me shume tunele , ura dhe vijadukte, terren komplet shkembor!
      Por u ndertua shpejt dhe me nje kualitet shume te larte. Firma gjermano- austriake, ((BAVAG) , në mos gabohem!…
      Shqiperia afron mundesi teper te medha me rërerat e saj bituminoze, por dhe
      terreni eshte jo aq i veshtire sa Kroacia….Autostrada ka ardhur deri afer
      Dubrovnikut…Me ato ritme, per nje ose dy vjet ajo arrin Shkodren…!
      Natyrisht Qeveria shqiptare duhet te plotesoje detyrat e saj dhe te mos lere asgje mangut , sepse kjo eshte Autostrada qe lidh vendin tone, me nje natyre te
      mrekullueshme, me Europen!…
      Eshte projekt europian, i nderuar, prandaj nuk ka aresye ta shohim me syze te
      errta!…
      Nga çdo pikpamje ta shohesh , kjo Autostrade eshte nje
      M R E K U L L I
      PER
      S H Q I P Ë R I N Ë !….

  • Ja edhe projekti tjeter ose me mire preshi ne prapanice. Pas cekut te bardhe shqiptari dembel vazhdon te enderroje. Kesaj radhe me syte nga Gjermania. Preshi vetem zmadhohet e pastaj ngulet dhe ne endrra fillon e fluturon.

    Mjere keta njerez qe ngelen duke kerkuar lemoshe e nuk e kuptojne se pa pune nuk ka bereqet. As nga greket nuk po mesojne se si u katandisen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *