Mitropolia e Korçës: Hajdutët e Kishave më parë lirohen se dënohen

Bledar Lumani

Vjedhja e objekteve te kultit ne qarkun e Korçës eshte kthyer në nje fenomen te përhershëm.

Sipas At Ilia Kontamit, Mitropolia e Korçës e ka dhënë me kohë alarmin për dhunimin e kishave në dioqezën e Korçës, por pavarësisht kësaj, puna e policise nuk ka qenë në lartësine e duhur për zbardhjen e ngjarjeve dhe kapjen e autoreve.

“Vjedhje ka pasur në drejtim të arkave të të ardhurave, ikonave, ikonostaseve. Kërkojmë si institucion, pasi ne paguajmë taksat tek shteti, që interesi nga ana e policisë të jetë më i madh në këtë drejtim. Nuk është e mirë të trazohen institucionet e kultit sepse janëpasuri e të gjithëpopullit. Edhe ndonjë që raportohet se është zënë më përpara ka dalë sesa të marrë procedimin e duhur”, shprehet ai për Ora News.

Për At Kontamin dëmi i shkaktuar ne vjedhjen kishave është i pallogaritshëm.

Përveç dëmit ekonomik, dëmi I madh është edhe ai shpirtëror, pasi nje pjese e madhe e objekteve të vjedhura apo te demtuara jane dhurata nga besimtarët:

“Dëmet janë shpirtërore. Këtu gabojnë dhe gjykatat sepse vlerësojën në anë të dëmit ekonomik”, shprehet ai.

 

Share This Article
2 Comments
  • Ke te drejt ooooooAT, PER VJEDHJEN E KISHAVE as e can bythen njeri nga prokuroria dhe policia se ska kush ti mekoje ( d.m.thene tu jape te ardhura ) prandaj dhe denoncimet mbyllen pa u filluar,por shiko se vleren e tyre me shume e njohin ata te monumenteve te kultures dhe reprezaljet e kishave ne shumicen e rasteve i kryejne vete ata, prandaj nuk gjenden dhe ajdutrit qe tashme sjane te paket. Vetem nje gje duhet te dini se ay larte ne QIELL, ZOTI nuk tjer lesh por i ve vesh dhe jua jep nje dite ketyre keqbersave, te cilet ka nga ata qe jane te veshur dhe me pushtet.

  • Ne Tirane ka disa koleksionues ikonash fetare dhe punimesh te tilla.
    Disa jane deputete dhe disa figura te njohura te TV shok te Berishes e tani sigurisht te Rames.
    Policia nese deshiron te dije ku shkojne ati qe vidhen mjafton te bej nje kontroll ne shtepite e tyre ne Tirane ose vilat ne bregdet.
    I gjen kollaj jeto qe kerkon ky prifti.
    Sigurisht nese ligji eshte nje per te gjithe.
    Nese jo, hajd grijme sallate.
    Respekte Dita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *