Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Po i nderuar artikullshkrues i Ditës! Po bëjmë 24 vjet që dëgjojmë e shikojmë se ç’po bëhet në këtë vend. Po bëjmë 24 vjet që dëgjojmë një Sali Berishë. Konkluzioni është i dukshëm e i prekshëm: mashtrues, hipokrit, shpifës, arkitekt i shkatërrimit të këtij vendi. Nuk ka më dyshim se ky njeri duhet të izolohet nga populli, pasi vazhdon ende të përçajë popullin, t’i fusë tmerrin me anë të tritol vënësve. Është e vërtetë që persona të njohur si Izet Haxhia apo Zef Brozi më pak se Izeti, kanë kusuret e tyre, por po thonë të vërteta, e për këtë duhen falënderuar. Se cilat janë poshtërsitë e Saliut, dihen. Madje edhe një person, që kontribuoi në vite kundër rrëzimit të qeverisë se komunistëve në Shqipëri, kontribuoi për ta prurë Saliun në krye të shtetit, në një bisedë me të shprehu indinjatën e tij ndaj Saliut. – Nuk e mendonim,- tha,- që të ishte kaq i pashpirt, të ishte kaq urrejtës ndaj njerëzve, deri sa çoi edhe lëndë kimike për të vrarë popullin e tij. Veprat industriale, bujqësore, arsimi, shëndetësia, kultura nuk ishin komuniste. Duhej shkatërruar ideologjia komuniste e jo veprat që punonin e jetonte populli. Vetëm një prokuror idiot, një gjykatës plepash mund të thotë se nuk ka fakte për arrestimin e gjykimin e Sali Berishës e bishtave të tij. Diskriminimi i veprimeve të Saliut në shtypin e përditshëm duhet të jetë i përditshëm e me fakte, deri sa edhe militantët më fanatik, tritol vënësve t’u mbushet mendja se i kanë shërbyer një krimineli e janë poshtëruar nga ai deri sa kanë kaluar në veprime kriminale.
