Vetëvendosje injoron Pavarësinë e Kosovës

Dita

Edhe përfaqësuesit komunalë të Vetëvendosjes, po i injorojnë simbolet e shtetit. Siç duket, ata kanë marrë direktiva nga qendra, që të injorojnë Himnin e Kosovës në shenjë nderimi për shtatë vjetorin e pavarësisë në seancat ceremoniale të asambleve komunale.

Në ceremoninë e zhvilluar në asamblenë komunale në Klinë, shihet se përfaqësuesi i vetëm i Vetëvendosjes në asamblenë e kësaj komune, Skënder Merturi, i cili është edhe kryetari i Vetëvendosjes në Klinë, nuk ngrihet në këmbë gjatë Himnit të Kosovës dhe e injoron atë.

E njëjta gjë ka ndodhur nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes edhe nëpër disa komuna të tjera, që kanë mbajtur seanca ceremoniale për 7-vjetorin e pavarësisë.

Share This Article
2 Comments
  • PERPARA VETEVENDOSJE.

    AS NE KOHEN KUR ISHTE NEN SERBI, KOSOVA NUK ZBRAZEJ ME KETO RRITME NGA BANORET E VET SE SA KUR JANE MUSTAFICI DHE THACICI.

  • DITA E LIRIS NUK KRAHASOHET ME NJE LUG FASUKLE O ADOLISHETI KURTI.!

    VV po vazhdon ne rrugen e planifikimit serb te mllefit per lirin e Kosoves.Albin Kurti nuk eshte politikan.Ai kerkon pushtat te pa merituar.E turpshme te mos rrespektohet kjo dit qe per shqiptaret eshte dita me e lumtur e tyre.Lirija nuk krahasohet me nje lug Fasul Adolishenti Kurti.Turp te kesh.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *