Gjithnjë e më e pamundur bëhet për ata drejtues automjetesh të cilët kanë gjoba të papaguara dhe tentojnë që t’i shmangen uniformave.
Nisur dhe nga numri i lartë i drejtuesve të automjeteve të cilët nuk paguajnë gjobat, policia rrugore ka vendosur një pajisje të re të quajtur “Skaut”, e cila identifikon gjobat e prapambetura.
Shefi i Menaxhimit Interurban në Qarkullimin Rajonal të Tiranës, Altin Mena, thekson se vetëm në dy ditë që është aktivizuar pajisja “Skaut”, janë pezulluar rreth 100 leje drejtimi.
“Me anë të aparatit “Skaut”, i cili është pozicionuar rreth 1.5 km më larg dhe ndalon , konstaton dhe jep me radio të gjitha ato automjete që janë debitorë. Është dita e dytë e këtij postoblloku policor apo zbatimi të këtij plani masash dhe janë rreth 120 drejtues automjetesh që janë debitorë ndaj policisë”, shprehet Altin Mena për Ora News.

Pse hiqet leja e drejtimit dhe për gjoba të pa paguara?
Kujdes maksimal qeverisës për ndërtimin e shtetit taksaxhi jo për rilindjen e vëndit me emrin Shqipëri ! Duhet ndërtuar më parë sistemi i pagesave dinjitoze pastaj sistemi i taksave o qeveritarë? Ju po ripni të rjepurit? Tung!
Kjo po qe eshte arritje gjigante ne luften kunder krimit.
Bravo Tahiri! Minister i sukseshem dole. Te pacim!