Championsi, të mërkurën radha e Baselit dhe Realit

Dita

Schalke-Real Madrid dhe Porto-Basel do të hedhin hapin e parë në ndeshjet e 1/8-ave të UEFA Champions League për dy biletat e fazës çerekfinale. 180 minuta në total ku pikëpyetjet më të mëdha janë në sfidën që do të zhvillohet në “O Dragao”. Gjithsesi, vëmendjen më të madhe pritet ta tërheqë sfida gjermano-spanjolle me Realin e Madridit që vjen në këtë përballje pas një periudhe të paqartë, të shoqëruar me formë dhe rezultate te dobëta. Fitorja e javës së fundit ndaj Deportivos uli disi temperaturën pas një periudhe gripale që bllokoi ecurinë pozitive të ekipit të Ancelottit, por këtë herë, “Los Blancos” nuk e kanë luksin të hedhin hapa falsë.

Baseli e siguroi biletën pasi arriti të triumfonte në një grup me dy kundërshtarë si Liverpooli apo Reali i Madridit, ndërsa Porto e pati më të shtruar rrugën e saj me rivalë dukshëm inferiorë në letër, raporton Supersport

Baseli mund të rezultojë surpriza e vërtetë e këtij sezoni në UEFA Champions League edhe pse tentoi të bënte diçka të tillë dy sezone më parë por u ndal nga Bayerni i Mynihut me rezultatin 7-0.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *