Cipras refuzon ultimatumin e Eurogrupit: Nuk do të zmbrapsemi

redaktor

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, njoftoi dje se qeveria e tij “nuk do të bëjë asnjë hap pas” dhe se duke filluar që nga e enjtja do të prezantojë në Parlament masat e para të premtuara ndaj elektoratit. “Nuk bëjmë shantazh, por as nuk do të lejojmë të na bëjnë shantazh. Punojmë për një marrëveshje pa masa shtrënguese, për një marrëveshje pa pjesën helmuese të trojkës”, tha Cipras para grupit parlamentar të partisë së tij, Syriza. Cipras informoi se po këtë të enjte, pas zgjedhjes së presidentit të Republikës të parashikuar për sot, do t’i propozojë parlamentit ligjet në favor të popullit grek. Shpresoj që këto ligje të aprovohen të premten pasdite që populli të dijë se kush është përkrah tyre dhe kush është në anën e interesave të oligarkëve”, tha ai.

Edhe ministri i Financave greke, Janis Varufakis, refuzoi ultimatumin e eurogrupit, për zgjatjen e programit të shpëtimit që arrin vlerën e 240 miliardë eurove, por në të njëjtën kohë tha se ka besim se vendi i tij do të arrijë një marrëveshje, me kushte të tjera, me partnerët e eurozonës në “48 orët e ardhshme”. Varufakis tha se kolegët e tij të eurozonës nuk ishin preciz në negociata dhe se nuk deklaronin hapur qëllimet e tyre.

Më eksplicit u shfaq zëdhënësi i qeverisë greke, Gavril Sakelaridis, i cili pohoi se qeveria helene nuk do të kërkojë një shtyrje të programit “as edhe me një pistoletë në kokë”. “Qeveria nuk shantazhohet me ultimatume”, shtoi Sakelaridis në deklaratë për kanalin televiziv Mega.

Sipas palës greke, komisoneri i ekonomisë së Bashkimit Europian, Peirre Moscovci, kishte prezantuar para takimit të Brukselit një dokument që dukej i pranueshëm për Greqinë. Propozimi i Moscovicit njihte “katastrofën humanitare”, në të cilën ndodhet vendi dhe planifikonte një program tranzicioni prej katër muajsh. Eurogrupi thekson që Greqia të zgjerojë programin aktual të shpëtimit, ndërkohë që Athina insiston të vendosen kushte të reja që lejojnë fundin e politikave të shtrëngimit të çuara përpara nga qeveria e mëparshme përballë kërkesave të kreditorëve të tij. Kur u pyet në lidhje me një dalje të mundshme të Athinës nga euro Varufakis u përgjigj: Greqia është anëtare e eurozonës dhe do të vazhdojë të jetë”.

Programi aktual i ndihmës për Greqinë përfundon më 28 shkurt. Çdo marrëveshje e re duhet të marrë aprovimin e qeverive kombëtare, ndaj dhe koha për kompromis është e paktë. Në mungesë të një pakti, Greqia rrezikon të mbetet pa parà.

Share This Article
3 Comments
  • Interesat e gjermanise nuk jane me per Europen .

    Sot ne europe asnje nuk ka faje ,
    Nuk eshte fajtore greqia , por nuk eshte as Gjermania .
    Te gjithe kane shkelur ” Shpirtin” e trattatit te Mastrichtit .

    Po te shikojme se si Greqia i perdori BORXHET ,
    pA PASUR TURP ,
    nga 230 – 240 miliardat vetem 25% shkoje per Benefit te popullit grek
    direkt o indirekt ,
    Kusuri i ketij borxhi sherbeu per te evituar qe bankat
    Francese dhe Gjermane te pesonin humbje ,
    dhe te siguronin FMN , E BCE DHE bankat qendrore gjermane dhe francese te kishin nje rimbursim te plote
    Ne kete operazion u Tha se edhe Italia dhe spanja ,
    ishin te zbuluara me nje shume modeste nga borxhi Grek
    1,7 – 2 miliard ,
    qe sot nga 2010 jane 36 – 40 miliard qe greqia i ka italise ,
    ……………………………………………………………………………………………………………………………………………….
    Se tsiparas nuk i heq breket ,
    ne fillim te marsit ose edhe pak me vone ,
    atehere kemi nje motiv per te festuar .

    Che Dio conservi L’ottusita ai tedeschi ,
    ed il coraggio ai GRECI ancora per po’ …… solo un altro po’

  • Po edhe ballistat paskan mendime te sakta? Me fal, me pas vura re qe qenke i penduar si ballist. Kjo per shaka, por argumentat jane me te vertete te sakta e bindese, jo me shume se 20-25% e borxhit te marre shkon per permiresimin e situates financiare ne vend, ndersa pjesa tjeter ne favor te bankave e vendeve donatore ne formen e interesave. E tmerreshme.

  • Nuk del nga eurzona greku ..jo vetem brenda eurozones ,por edhe ne ballkan do kete domino..te gjith filjalet e bankave greke neper shtetet fqinj si shqiperia ,maqedonia bullgaria, serbia,, plus bizneset greke qe kan investuar neper keto shtete ..do kene probleme serjoze ,per te falimentuar.Por me e rrezikuar nga nji grexit eshte shqiperia ..sps ka te pakten 700 mije emigrante ne greqi ..qe do te thote cunami indonezjan do jete si fush me lule po ndodhi nji grexit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *