Vlorë, shisnin në rrugë, AKU sekuestron 2,7 kuintalë peshk

redaktor

Drejtoria e AKU-t në Vlorë sekuestroi ditën e djeshme 2,7 kuintalë peshk, që tregtohej jashtë kushteve higjeno-sanitare. Gjatë inspektimit të ushtruar, u zbuluan raste të shitjes së prodhimeve të detit në disa pika, në trotuare dhe makina, pa respektuar asnjë kusht higjeno-sanitar, që garanton sigurinë ushqimore. Inspektorët e AKU-t morëm menjëherë masa, duke sekuestruar sasinë e peshkut. Drejtori Renato Banushaj tha për mediat se asnjë rast abuzimi nuk do të tolerohet dhe kërkoi nga tregtarët respektimin e kushteve, pasi në të kundërt do ketë penalitete.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *