Tjetër skandal në Spanjë, Osasuna ka blerë ndeshjet

redaktor

Tjetër tërmet në futbollin spanjoll. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Njësia Anti-korrupsion ka vënë në shënjestër ish-presidentin e Osasunas, Miguel Archanco, i cili dyshohet se ka tentuar blerjen e disa ndeshje në fund të sezonit të kaluar, për të siguruar mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll. Bëhet fjalë për 1 milionë e gjysmë euro, që kupola drejtuese e ekipit nga Navarra i kishte ndarë për të korruptuar lojtarët e skuadrave kundërshtare.

Në total po hetohen katër ndeshje, por jo të gjitha me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të drejtuesve të Osasunas, skuadër e cila synonte mbijetesën por që në fund nuk mundi të qëndronte në Primera Division. Në një rast blerja e ndeshjes nga presidenti i Osasunas mbeti thjesht një tentativë, pas refuzimit të lojtarëve kundërshtarë, por në rastet e tjera nuk ndodhi kështu edhe pse paratë nuk përfunduan kurrë në destinacion.

Por hetimet për klubin nga Navarra nuk kufizohen vetëm në tentativat për blerjen e ndeshjeve, pasi autoritetet kanë zbuluar lëvizje të pajustifikuara të parave, që do të hetohen gjithashtu edhe nga Liga e Futbollit Profesionist në Spanjë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *