Dashamir Shehi kritika Bashës: Opozita ruan pushtetet e ish-qeverisë

Dita

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kritikoi aleatin e tij Lulzim Basha në drejtimin e opozitës. Në mungesë të një platforme afatgjatë, opozita, sipas Shehit, është fokusuar në ruajtjen e pushteteve të qeverisë së mëparshme, duke u konsumuar për tema boshe.

Deri tani i ka dhënë kohë opozitës që mban firmën e Lulzim Bashës por bilanci për Dashamir Shehin nuk duket i kënaqshëm. Cfarë mungon, sipas tij, është një platformë afatgjatë mbi të cilën të bazohet aksioni opozitar.

Duke folur për ABC, Dashamir Shehi është i mendimit se betejat në të cilat Lulzim Basha ka drejtuar opozitën e djathtë, ngjajnë si një konsum për tema boshe.

Nga aleati i tij në krye të PD-së, Shehi kërkon një strategji të qartë që do të udhëheqë opozitën deri në zgjedhjet e 21 qershorit. Shanset për sukses sipas tij nuk mungojnë, por nevojiten njerëzit e duhur.

Si tirans i vjetër, nuk e pranon dhënien me koncesion të parkimeve private, në kushtet e një marrëveshjeje që e quan diskriminuese për qytetin.

Për Lulzim Bashën duket se nuk ka më këshilla. Për të, kreu i PD-së nuk mund të quhet më i ri në politikë.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk na the ndonje gje te re.E dine te gjithe Shqiptaret qe basha&Berisha nepermjet Nishanit,Lalles dhe Visho Ajazi Likes po kerkojne te mbajne me cdo cmim pushtetin e djeshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *