Policia e Shkodrës kontrollon 400 mjete brenda 48 orësh

Dita

Ngjarjet e fundit kriminale kanë detyruar policinë që të nisë një aksion të gjerë në qytetin e Shkodrës për kapjen e personave të kërkuar.

Gjatë ditëve të fundit, policia e Shkodrës ka kontrolluar të gjitha automjetet për xhamat e zinj, dokumentacionin dhe armëmbajtjet pa leje.

Mësohet se janë rreth 400 automjete që i janë nënshtruar kontrollit, ndërsa ka nisur procedimi penal për 10 shtetas që lëviznin pa dokumentacionin përkatës.

Kontrollet janë shtrirë kryesisht hyrje – daljet e qytetit dhe nëpër lokalet e natës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *