Helena është nga Durrësi dhe ka jetuar e punuar 15 vjet si emigrante në Greqi. Pavarësisht se dy vajzat i ka të martuara në Greqi dhe djalin në Finlandë, ajo e ka ruajtur nënshtetësinë shqiptare. Ndërkohë Jorgo, burri i saj, ruan një hije krenare dhe të papenguar prej një operacioni prostate të shkuar keq para 8 vjetësh, i cili e detyroi të lëvizë në një karrocë me rrota. Sytë tregojnë se një e tillë përmbushje e qetësi nuk i vjen vetëm prej Krishtlindjeve me djalin në Finlandë. Ka diçka më tepër se aq.
Helena dhe Jorgo, përjetësisht të martuar, prindër të tre fëmijëve tashmë të rritur, shkolluar e martuar nëpër Europë; rritur, shkolluar e martuar me gjuhën shqipe, po ashtu.
U shkëmbeva me çiftin e moshuar fare rastësisht në aeroportin e Beogradit. Ata prej minutash nuk po arrinin të kuptoheshin me stafin pasi nuk u kombinohej asnjë nga gjuhët që njihnin. Në distancë, çifti ngjante fatkeq e i vetmuar, si të dalë nga një histori vuajtjesh që populli ynë i njeh aq mirë.
Ishte e vështirë të kuptoje me shikim të parë se këta dy gjyshër shqiptarë ishin të arsimuar dhe kishin “shëtitur botën”. Botës i kishin shërbyer 15 vjet, por të ardhurat e mbledhura i kishin investuar në vendin e tyre. Bota u kishte integruar tre fëmijët në sisteme sociale të lakmueshme, por të moshuarit tashmë ktheheshin në vendin e tyre.
Më përqafonin të dy dhe më jepnin uratën; dy shqiptarë të mirë që endeshin nga një shtet në tjetrin për të shuar mallin për fëmijët e tyre, e tashmë duke u kthyer në shtëpinë e tyre në Durrës.
“Uratën, o bijë që punon për Edi Ramën. Pse ta them, se edhe Vangjushi na ka ardhur aty për zgjedhje,” e në këtë moment mendon se ke rënë në militantë të flaktë të cilët do të fillojnë me retorikën e zakonshme se partia kështu e partia ashtu. E aty ku nuk ta pret mendja, gjyshe Helena, që kishte lënë burrin me karrocë vetëm në mes të aeroportit e me gishta sqarohej me punonjësit, e dëshpëruar dhe e lodhur nga orët e gjata të udhëtimit e vitet jo të lehta mbi kurriz, nisi të shpjegojë sistemin e taksimit finlandez. Nisi të shpjegojë diferencat e këtij sistemi me atë suedez, dhe se sa gabim e kishte propaganda angleze e kohës së Thatcher që u mundua të bindte gjithë botën se po t’ia lije në dorë të pasurve, ata do të sillnin mirëqënie për gjithë popullin. Ndërkohë, lehtësimi i të pasurve nga taksat jo vetëm që nuk e pasuroi shoqërinë londineze, por përkundrazi, thelloi ndarjen klasore. Si përkthehet kjo në jetën reale?
Midis të tjerash, Helena tha: “Po s’e duan ata, normal që s’e duan se ai do të vendosi rregull. Kush të le të mos i paguash dritat? Vajza ime në Greqi mori shtëpinë me qera, e qeraxhiu i mëparshëm kishte lënë faturën e fundit pa paguar. Dritat ia prenë asaj, kush donte t’ia dinte. Nuk i erdhi njeri në shtëpi për të bërë negociata, e kapi sistemi. Po këta janë mësuar me vjedhjen e shtetit 25 vjet, e tani që s’kanë më ç’të vjedhin do të hanë sho-shoqin. Se paraja s’del nga hiçgjë, paraja del kur e prodhon diçka. E këta 25 vjet kanë prodhuar emigrantë. Po tani jemi kthyer, e kemi parë gjithë botën, e dimë se ç’do të thotë të mos shikosh një mbeturinë në rrugë, se ç’do të thotë që mbesa të ushqehet në kopësht, se ç’do të thotë që doktori të të shikojë në dritë të syrit e jo nga duart. E kemi parë si është, e si puna jonë ke tërë dynjanë që është rropatur për bukën e gojës nëpër rrugët e botës, se s’e duronim dot këtë qeneri e pocaqi që mbollën ata këtu. Po ky djalë ka patur një zonjë grua për nënë, e kur thotë se do të bëjë shtet, e di mirë për çfarë e ka fjalën. Ndaj s’e duan ata, se kanë frikë. Po ne nuk bëjmë zë, se ne e dimë. As kemi bërtitur e as do të bërtasim, por në ditën e zgjedhjeve do ta shtyj vetë karrocën e Jorgos dhe do të shkojmë të votojmë sërisht, se një pëllëmbë vend jemi, gjynah i madh të mos jetojmë si njerëz.”
Kështu foli zonja Helena derisa erdhi një nga punonjësit e aeroportit për t’i shoqëruar në avion.
Një nga epifanitë që ky takim i papritur ushtroi te mua, ka të bëjë me koinçidencën se edhe babai e mamaja ime quhen Jorgo dhe Eleni. Një paralelizëm i jetuar, një metaforë që nuk kishte si të bëhej më e prekshme, më e bukur. Po të isha martuar, edhe unë mund të kisha fëmijë. Jorgo dhe Eleni, prindërit e mi, mund të ishin edhe ata gjyshër tani. Ndoshta dikush mund t’iu ketë treguar edhe atyre drejtimin kur mund të kenë humbur, në rrugët e Athinës, ndërkohë që unë isha vetëm 5 vjeç dhe vëllai 3.
Sa e sa shqiptarë janë endur gjatë gjithë historisë nëpër rrugët e botës. Kanë sakrifikuar për të edukuar fëmijët e tyre, kanë sakrifikuar për të ushqyer prindërit e tyre, e kur kanë parë padrejtësi në mes të ditës kanë mbrujtur njëri-tjetrin me idenë se mirësia dhe virtyti ekzistojnë. Ekzistojnë diku poshtë pluhurit. Kjo është koha që brezi ynë të bëjë punët e shtëpisë.
Shqiptarët janë njerëz të mirë, dhe si njerëz të mirë, po kthehen në shtëpinë e tyre shpirtërore.
*******
*Autorja (në foto) është kryetare e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë

Autorja qenka e bukur!
Dhe sa e bukur, aq e zgjuar!
ne fakt e bukur eshte dhe Grida Duma por kjo sdo te thote qe zgjuarsine apo aftesine e perdor per te nxjerr ne pah vlerat e mira te shqiptareve sic ben vajza. Nuk jam shume i lumtur me gjendjen ne Shqiperi ama smund te them qe ska te drejte, ka totalisht te drejte, ka shqiptare qe jane te mire, qe mezi presin te marrin ne duar fatin e vendit qe jetojne e ta bejne ate me te mire. Ca grimca shprese jane edhe ne syte e kesaj, edhe tek ata qe e ndjekin nga pas 🙂
Tiku, me vjen per te qeshur me dicka, sdua ta kthej politike por dreqi ta haj e ke pare analogen e Jolezes tek FRPD? Eshte Greta Koci.
Joleza me shume vullnet dhe force, me shume energji 🙂
Trego qe dhe ti je nje shqiptare e mire 🙂
ndonjehere mendoj se kemi harruar te pershfaqim vlerat…kaq shume antivlera saqe harrojme qe kemi dhe ne MIRESI. Joleza bere mire qe e kujtove. suksese.
Ke shume te drejte, te lumte!!!
Sikur te ishin dhe politikanet kaq te mire sa jane Shqiptaret
E gjej veten totalisht ne kete shkrim si vajze nga familje emigrantesh.
me kujtohet sa e sa histori te trishta ka patur emigrimi,,,. ka ardhur koha qe te rinj si autorja te bejne ndryshimin per mire
Edhe une ne Greqi kam jetuar 92-2000 dhe 2000-2015 ne FInlande jam. Prinderit mbas 14 vjetesh jane kthyer ne Elbasan nga greqia. Kur vijne ketu per nje muaj,2-3here ne vit,sduan te kthehen. Tani heret e fundit kane qene me optimiste per kthimin. Duke me treguar se Rama po mundohet me te vertete ta rregulloje Shqiperine. Ne kohen e Pd vidhnin te gjithe me kamione,rendi skandal,… Keto te Ps I kane prere vjedhjet masive me kamione,jane te pakte ata qe vjedhin dhe me lopate edhe Liri e ka ul dozen me vetura tek dere. Sa per rendin po e kthejne. Poshte pallatit ne Ku rrijne ka nja 3 bare nate,ahengu viulu deri ne 3-4te mengjezit cdo nate. Ne kohen S.Serbit kur merrshin policine ne tel.talleshin policet :po vijme,akoma skan ardh do I pushoj nga puna,eee Na merzitet per nate te njejten gje doni…..
Kur erdhi Ps as 5min dhe erdhen,skishin nevoje te vishin me per nate se ja ban rrup-zup ne 12 max.
Pensionistet skane kerkesa te shumta. Prinderit e mi nuk jane me asnje parti. Rendi – qetesia eshte Patria e tyre, ate votojne.
I zgjedh te bukura Edi keto femrat qe angazhon ne politike.
Po bukuria nuk mjafton.
Edhe Sali pordha pati nje moment qe perfqafoi berluskonizmin dhe futi lloj lloj baxhellash qe jane akoma ne shpine te popullit te telendisur shqiptar.
Autorja me duket vajze e mire dhe e matur. Njeriu duket edhe nga pamja dhe veshja.
Por te shohim se si do jete ky brez i ri ne politike krahasuar me kete aktualin qe po ia merr shpirtin ketij vendi te gjore
C’shkrim propagandistik. I shkruar me nje qellim mbi te gjitha. Te tregoje sa i mire eshte z. Rama dhe sa mire po ben. Autorja sigurisht nuk mund te dali jashte konturit dhe pozicionit qe ka, por personalisht me mire nje analize e sakte nga autore te majte qe ka Dita sesa keto hartimet e klases se tete.
Po t’u duk propagande, ka qene propagande per ty. Urime :DD
Fasada gjithmone do jete propagande. Fatkeqesisht jo te gjithe e kuptojne. Mirembetsh 🙂
shum i bukur si shkrim.
Komplimente.
Kjo goca e bukur qenka vertet si yll, po vetem mos jete nga ato Kokat e Durresit se po e paskan marer edhe FRESSH-in ato, qenka per te vene kujen e per te marre malet.
Nga Kokat e durresit je moj vajze??
DELETED
Meqe po flasim per emigrantet dhe meqe vajza qe ka shkruar kete analize eshte prane qeverise, deshiroj ti bej nje apel qe qeveria e tiranes te ngreje zerin prane homologes en Athine:
Lejoni arvanitasit dhe epirotet te flasin dhe te shkollohen ne gjuhen e memes!Lejoni gjuhen shqipe ne shkolla aty ku ka shqiptare autoktone!Mesimi i gjuhes amtare eshte detyrim i konventave Europiane,qe Greqia nuk i zbaton.Atehere perse shteti shqiptar ka hapur universitet pe fshatret e importuar greke de Dropullit dhe grekofonet me kombesi shqiptare te Himares?Perse nuk zbatohet parimi i reciprocitetit?
politikanet feudale shqiptare kurre nuk e kane vrare shume per ne emigrantet
Ne kemi mbi 15 vjet ne emigracion
Nese ke 15 vjet do te thote se je emigruar 25 vjec, pas 15 vjet qe sot je 40 per shembull je martuar, je bere me femije, i je ne kopesht pse ne shkolle etj. E veshtire te levizesh. E te shikosh kthimin.
Ne Gjermani, Itali, e kudo ne Amerike apo Kanada, ne vendet nordike apo Zvicer 80 % e shqiptarve kane shtepite e tyre.
Reth 25% e shqiptarve kane kriuar ndermarje. Kthehen ata qe se kane ngulur dot bythen. Por e kane bere shetitje da ne Shqiperi e jashte.
Shqiptaret kudo ku jane kane zene vetem mire. Kane treguar se Jane njerez puntore.
Oj cuce je ne kundershtim te plote me ato qe thua …
po na bon krahasime ti ne moj…haha..Sa per dijeni ne krahasim me ate shefin tend politik ,piktor leshi,Margaret THecer eshte engjell ..vetem socjalist nuk eshte ai shefi yt moj bandille..ato reforma qe beri zonja e hekurt me Reganin ne vitet 80 po i bejn kto torollaket e europes lindore akoma dhe sot..harron moj bandille qe ne Britani dhe ne USA pas luftes 2B per disa dekada u vu ne jete teoria e XHon Mejnard Kejnesit,, mirqenja rritet me investime shtetrore ,dhe i pari qe e zbatoi teorine e KEJNESIT ishte Hitleri….dhe pikerisht sps po merte permasa galopante ndermarjet shtetrore doli nevoja e shkurtimit . me pak shtet,, bile kto torollaket tan me Berish e piktor e kan vene ne plan te pare teorine e kundert te austriakut Hayjek qe mos kete shtet fare por te gjitha privat sipas hayjekut..po ti mir ben qe na thua noj vjersh per te marr rrogen se do beni shtet me fukarenjt qe spaguajn dritat..dhe mer shembull greqine si shembull !!!per dritat por harron te thuash sa eshte rroga e nji puntori te thjeshte ne greqi ne krahasim me shqiperine.. aaaaahah …
Joleza
Pjesa dërrmuese e emigrantëve ishin shumë të varfër para largimit, por u përmirësua ndjeshëm në emigracion. Shumica e tyre kanë dërguar në familjet e tyre në Shqipëri mesatarisht 200-250 euro në muaj, ndonëse kjo ka rënë për shkak të krizës.
Keto para jane “rrogat” pa te cilat deshtimi i klases politike ne Shqiperi do kishte qene shume me i dukshem keto vite ne Shqiperi.
Mos i sherbe ketyre deshtakeve Joleza
Sa e mirë dhe ëmbël, kjo bjondja, hei bionda, beato, chi ti fionda
Pershendetje znjsh.Koka
Shqipëria e vuajti mjaft gjatë tranzicionit largimin masiv të popullatës në vende të tjera për jetesë më të mirë. Varfëria e vendit të tyre i shtyu rreth 1 milionë banorë drejt emigracionit, ku ndeshën vështirësi të reja, që në vendin e tyre nuk i kishin.
Asnje nga snobat e Tiranes qe merren me politike dhe shtresojne milionat ne llogari bankare nuk e di cka hequr kjo zemer shqiptare ne emigrim.
Sa nete ankthi te pagjuma ne vend te huaj.
Sa shqetesime per femijet qe rriteshin dhe ndjenin presionin e nje shoqerie qe i percmonte.
Kur shoh floket e lepire te Bashes dhe vajzat e tij hollandeze me pasuri te pashpjegueshme milionash, kur shoh kollaret dhe kostumet e Rames, kur shok egersine dhe banalitetin e Saliut, them me vete: Vuajta, shkaterrova jeten time ne emigracion, por se paku shpetova femijet e mi nga keta burra kurva.
Sa e paske zbukuruar faqen sonte me kete çikën ne foto o Thano djali.
Drite shperndaka qe ia hengsha ate zemren socialiste ia hengsha
Ke te drejte askush nuk te le pa paguar detyrimet qe ke ato kalohen te parat pastaj cfar ngelet eshte e jotja Ketu keshtu veprojme por ini mesuar qe mos paguajne asnje gje te marin dhe mos japin gje.
Nje misuniversi shqiptare….! C’ka me shume kolumbianja ?!
Ca jane keto budallalliqe qe shkruani paj zotin
Te themi te drejten, ato cfare jane thene jane te verteta, si nje person qe qendroj jashteshteti mund te te them me bindje se rregulli dhe drejtesia nuk mungojne. Shkrimi ofron propagandisktik elektoral (ne nje kohe kur zgjedhjet po afrohen), dhe tashme kur exit-poll shenojne nje renie te Rames, keto shkrime i duhen me shume se kurre personit ne fjale.
Problemi nuk qendron tek Rama, po qendron tek sistemi, tek njerezit, e sado qe te kete njerez te tille ne Shqiperi asgje nuk ka per te ndryshuar, me apo pa Ramen. Kshu qe zonjush e dashur, te komplimentoi per look-un, meqenese jeni dhe anetare e FRESSH, do tju lutesha te conit per tu arsimuar jashte-vendit anetaret e kesaj organizate, ata qe kane brume per shkolle sigurisht, dhe ti mesonit qe mos te vjedhin kur te vine ne pushtet, se ca ministra te Rames, keshtu u hoqen ne fillim,si virgjeresha Mari, po me pas filluan me tendera per helikoptera e me the e te thashe…
Ps: Dhe ne USA kemi pasur problem me dritat, se qiraxhiu i meparshem nuk i kishte paguar, dhe na i prene ne, por me pas me nje telefonat prane qendres (Cez ne rastin shqiptare) na i kthyen dritat, sepse nuk eshte fajin jone qe qiraxhiu i me parshem eshte larguar, kete duhet te beje RAMA, se ne Shqiperi e ha i varferi, i mjeri, dhe ti lej palmat ne autostrade se nuk jemi Las Vegas (Asgje personale kunder Palmave, thjeshte mendoi se do i nevojiteshin me shum Vlores, Durresit, Shen Gjinit etj.)
Po te ishim te mire ne Shqipetaret do te kishim rregulluar shtepine tone dhe bota do te na hapte dyert, por ngaqe jemi “shume te mire” na e perplasin deren ne surrat.
Super vleresim per Jolezen…. kjo eshte model per rinine sot !
Arnoldi ta shkroi?
Ti po na shet karamele, medemek sa te mire jane shqiptaret. Epo mire kete e dime, po c’hyn ketu Margaret Thaceri?? Apo perkrahte klasat e pasura, e mire, mos i ben shqiptaret me te mire kjo? Po Edvin Kristaq Rama c’hyn ketu, Edvini eshte ai qe eshte dhe nga Edvini Shqiptaret nuk behen as me te mire e as me te liq. Moj cupeze, kur do te na tregosh qe shqiptaret jane te mire, mos e lyej me kos, bjeri drejt se ke lehtesira. Nejse per sot e more nje “yllke” t’ja tregosh mamit ne shtepi. Neser kur do te duash te na tregosh sa e bukur eshte natyra shqiptare mos harro te na pershkruash se si Sajmir Tahiri drejton rendin ne Shqiperi dhe sa bukur flet Taulant Balla ne Kuvend.
shkrimi mu duk i mire, se ne fakt nuk e lexova te gjithin. Thashe se mos ishte nga ato “Shenimet” e Ermirit, me spec djeges dhe mu qesh, sepse presupozimi qe qenkemi “popull i mire” sembon per te kunderten; po mire, a ekzistojne “popuj te keqij”? Po e gjetet ndonje popull te keq me lajmeroni qe ta marre ne krahe dhe ti kerkoj te Plotfuqishmit nje gjest bamiresie…Nejse, besoj qe titullin nuk e ka zgjedhur autorja, e kane zgjedhur redaktoret aty poshte tek lokali, te surprizuar nga ndonje ekspres te ofruar falas nga i zoti i lokalit. Ne fakt ekzsiton nje rregull i çuditshem ne Napoli, ku ai qe pi nje kafe le 1 euro per qerasje, le te jete kush te jete, qofte edhe i panjohur. Kur pyet banakieret qe mbase kete euro e marrin dhe e fusin ne xhep te betohen se jo, e zbatojne rregullin e qerasjes, se keshtu edhe atij qe paguan i vjen rradha ndonjehere te pije falas. Imagjino sa “popull i mire” jane napoletanet? Nuk e di a ia arrijme dot ketij rregulli?! Kurse, ops, ne lidhje me shkrimin, “na mbyti greku” do thoshte ndonje patriot i forumit, Jorgon dhe Elenin na gjete ne aeroprtin e Beogradit moj zonjushe? Njehere nje kritik i shtypit e pati me kryetarin e bashkise se Himares, ai e njihte per Jorgo dhe une e njihja per Gjergji, mu duk sikur po grindeshim kot per dy persona, por paskesh qene vetem nje. Nje tjeter shkrim me shume kuptim e lexova tek TemA, e kishte shkruar nje punonjes apo drejtor turizmi, qe i kish bere pershtypje qe nje studente spanjolle punonte part time ne pastrimin e WC-ve; vendi i konstatimit ishte fiks nje banjo publike. Nuk po ndalem tek fjalori shumengjyresh i drejtorit te turizmit, se atij i kish shkuar mendja per fiq ne mes te janarit, por ajo qe me beri pershtypje dhe desha te theksoj eshte pak a shume kjo; ore zoteri dhe ju zonjushe, tani po e kuptoni ju qe vendi yne eshte zbrazur, eshte tkurrur nga forca kryesore e punes dhe mendimit. Dhjetera mije intelektuale ia kane mbathuar nga syte – kembet, e dhjetera mije te tjere jane gati te ikin po qe se Llotaria amerikane behet zemergjere. Perpara se te zbulonte studenten spanjolle ai drejtori i turizmit, le te kujtohet se fiks po kete pune e bejne mijera te tjere te shkolluar njesoj si ai, nga vendi i tij Shqiperia dhe do ta bejne gjithe jeten, ne emer te sakrifices per femijet. Ju thoni qe Shqiperia po ndryshon, biles “Jorgoja me Elenin” gjeten ne mes te hallit per tu marre vesh se ku u kish bere vaki te gjendeshin(!!!) – ne Beograd – thote zonjusha, harruan hallin e tyre sensorial dhe filluan levdatat per Edin dhe shiko – shiko, edhe per Vangjushin(n’a mbyten greket-do thoshte Pellazgu). Megjithate komplimente, jo vetem popull i mire, por jemi edhe popull i bukur……
Shkrim i mire qe duhet ta lexoje Piktori me djelmoshat e rilindjes se tij qe te mos ndyjne gojen me fjalen burg per fukarane.