Një infografikë e gazetës Daily Mail zbulon zakone të çuditshme të gjumit të disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë. Shumica e tyre flenë më pak se sa ju rekomandohet.
Ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, flinte vetëm katër orë në 24 dhe nuk ishte i vetmi person i tillë.
Përveç katër orë gjumë gjatë natës, ish-kryeministri britanik Uinston Churchill, gjatë mesditës flinte edhe 90 minuta të tjera.
Rekordin e mban “babai i energjisë elektrike”, siç e quan e përditshmja britanike “Daily Mail”, Nikola Teslën. Ai flinte vetëm dy orë gjatë natës.
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i lejon vetes deri katër orë gjumë, ndërsa presidenti aktual amerikan Barack Obama, fle rreth 6 orë në 24, – transmeton Telegrafi.
Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates mesatarisht kalon shtatë orë në gjumë, miliarderi Donald Trump tri orë ose më pak.
Ekspertët rekomandojnë që personat nga 18 deri në 64 vjeç duhet të flenë nga shtatë deri nëntë orë gjumë.
Megjithë përjashtimet e sipër përmendura, politikanët janë grupi me numrin më të lartë të njerëzve të cilët flenë nëntë ose më shumë orë gjatë natës – shkruan Daily Mail.

Sali berisha nuk fle fare se ze gjumi se e ka mendjen vetem te protestat kerkon me çdo kusht qe te beje rrumuje