Durrës, kaos në tregun e qytetit, asnjë masë nga Bashkia

redaktor

Çdo gjë po shitet dhe blihet në rrugë. Nga veshmbathjet, deri tek ushqimet, apo peshku dhe mishi. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në mes të këtij kaosi, edhe ata që qëndrojnë në lokale. Dhe në këtë situatë ku mungon higjiena, nuk ka asnjë masë prej autoriteteve vendore. Edhe trotuaret e destinuara për të lëvizur këmbësorët janë zaptuar, kurse gjithandej has tregtarë ambulantë. Sheh edhe makina të parkuara në trotuar, kurse Policia Bashkiake duket indiferente karshi kësaj situate të krijuar. Kontrollet janë të pakta, ndërsa askush nuk mendon të vendos rregull, të paktën atë higjieno-sanitar për tregtimin e ushqimeve, kryesisht mishit dhe peshkut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *