Sfidat e UEFA Europa League, sot Celtik vs Inter

redaktor

Sot në mbrëmje rikthehet spektakli i UEFA Europa League me ndeshjet e para të fazës së 1/16 ku përplasjet e mëdha janë në numër të konsiderueshëm.

Kur shorti në dhjetor vuri përballë Celtic dhe Inter të gjithë kujtuan finalen e Ligës së Kampioneve të vitit të largët 1967 fituar nga skocezët ndaj zikaltërve.

Këtë herë kushtet në të cilat zhvillohet kjo sfide janë të ndryshme pasi skuadrat nuk kanë shkëlqimin e atij viti, por gjithsesi e kanë si objektiv parësor arritjen në finale e Europa League.

Celtik vjen pas një sërë fitoresh në kampionat, por ka dy mungesa me peshë si Lustig dhe Komons. Ndërsa Inter me gjithë dy fitoret radhazi në seria A nuk është më një skuadër që tremb në Europë.

Gjithsesi zikaltrit e kanë Europa League në qendër të objektivave sezonal pasi përveçse një trofe prestigjioz mund ti lejojnë skuadrës kualifikimin për në Champion League si fituese e këtij kompeticioni.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *