Mund të të japë një gjoks të bukur, por mesa duket, kirurgjia plastike në disa raste të merr diçka më me vlerë: ndjeshmërinë në këtë zonë të trupit. Tre gra në dhjetë të tilla, të cilat i janë nënshtruar procedurës së mastoplastikës, për të rritur volumin e gjoksit, thonë se janë të pakënaqura për shkak të uljes së ndjeshmërisë së lëkurës në këtë zonë. “Është një përqindje relativisht e lartë dhe që meriton vëmendjen e specialistëve të kësaj fushe”, thotë Amin Kalaaji, kirurg plastik në Oslo, i cili ka kryer një studim mbi cilësinë e jetës së 97 femrave, të cilat i janë nënshtruar këtij lloj operacioni tre vite më parë. Studimi është publikuar në revistën “Aesthetic Surgery Journal”.
