Çfarë ishte Kuvendi i Arbërit?

redaktor

I nderuar lexues! Kuvendi i Arbërit (1703) ishte mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur në fshatin Mërkinje të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI. Kuvendi i Arbërit shqyrtoi gjendjen shpirtërore dhe shoqërore të besimtarëve, duke synuar të vërë në jetë në Shqipëri porositë e Vatikanit për t’i bërë ballë islamizimit të vazhduar të popullsisë. Ndër vendimet e marra ishin edhe kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek.XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës. Aktet e Kuvendit të Arbërit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që në vitin 1706. Ato kanë vlerë në radhë të parë si dokument gjuhësor me rëndësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *