Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Jam kurioz Luli, a e beson veten tënde për këto që thua? Unë u përkas atyre që janë skeptik ndaj premtimeve të tua. Je shumë demagog. Madje, je një mashtrues që nuk e ka shokun në këtë Shqipëri, për të cilën ty të “digjet shpirti”. Por në fakt je një megafon i Sali Berishës, me të cilin janë tejngopur shqiptarët, aq sa mosbesimi u është kthyer në neveri; e pse mos ta themi me plot gojën, në urrejtje. Pra më kot lodhesh t’ua mbushësh mendjen shqiptarëve. Largohu sa më shpejt nga ajo detyrë që ke marrë që mos të të urrejnë edhe ty. Sa më shpejt, më mirë do të jetë si për ty, por edhe për këtë vend të dërrmuar. Hajt pra, dëgjoje zërin e qytetarëve, se këtë e ke në majë të gjuhës. Shporru andej nga ke ardhur!
