Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qenë ditën e sotme në Mitrovicë.
Ajo ka shëtitur më këmbë në qytet, ku është takuar edhe me qytetarët.
Por, gjatë këtyrë takimeve, një 70-vjeçar e ka bërë për “ujë të ftohtë” Jahjagën.
“Unë 35 vjet punë e 70 euro po më jepni.
A ju vjen marre me punu kështu?
A jeni në mend çka po boni, a çka po hani, a kah po shkoni?
Kush po ju mëson kështu?
20 mijë i ka vra shkau, e 100 mijë i qiten prej Kosove këta hajnat”, tha ai.
